BallinaLajmeOVL UÇK përkrah protestën e studentëve të Iniciativës “Fehmi Agani”

OVL UÇK përkrah protestën e studentëve të Iniciativës “Fehmi Agani”

Të ngjajshme

Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejdukshëm, synon zgjedhjet në korrik

Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim...

Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-në për tubacion e gaz amerikan

Ambasada e SHBA’së në Bosnje e Hercegovinë ka njoftuar...

Bayern një ”fantazmë” për PSG-në, statistikat e vërtetojnë këtë

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve. PSG...

Aksident me të lënduar afër QMF-së në Komoran (Video)

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur...

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL UÇK) ka shprehur mbështetje të për protestën paqësore të studentëve të Iniciativës “Fehmi Agani”, të cilët kanë paralajmëruar një tubim kundër padrejtësive që po bëhen në Hagë dhe në mbrojtje të identitetit e të drejtave të krerëve të UÇK-së.

Në njoftimin e OVL UÇK-së thuhet se studentët po ngrisin një zë të rëndësishëm në mbrojtje të drejtësisë.

“Sot, më shumë se kurrë, duhet të dëgjohet zëri i studentëve që po kërkojnë drejtësi dhe respektim të të drejtave të krerëve të UÇK-së”, thekson organizata.

OVL UÇK vlerëson se protesta është një shprehje e lirë dhe demokratike e pakënaqësive, duke shtuar se të rinjtë po tregojnë përkushtim për mbrojtjen e vlerave që, sipas tyre, po cenohen në proceset gjyqësore në Hagë.

“Mbështesim fuqishëm kauzën e tyre dhe qëndrojmë pranë çdo veprimi paqësor që synon të mbrojë identitetin dhe dinjitetin e luftëtarëve të lirisë,” thuhet më tej.

Organizata u bën thirrje institucioneve që ta dëgjojnë dhe ta marrin seriozisht zërin e studentëve.

“Le të dëgjohet zëri i studentëve!”, thuhet tutje në reagim të OVL UÇK-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz