back to top
Tuesday, November 4, 2025
BallinaJetëKurioziteteZbulohet arma e frikshme e Putinit, super-torpeda ‘Poseidon’ që mund të zhysë...

Zbulohet arma e frikshme e Putinit, super-torpeda ‘Poseidon’ që mund të zhysë të tërë Manhatanin nën ujë

Të ngjajshme

Daut Haradinaj: Nuk kam votë për Glauk Konjufcën

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, ka deklaruar se ai...

Daut Haradinaj: Unë personalisht nuk kam votë për Glauk Konjufcën

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj, theksoi se ai personalisht...

Maliqi: Shumë gjatë i ra presidentja për me thanë se zgjedhjet janë me 28 dhjetor

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka mandatuar Glauk Konjufcën...

Aeroporti i Brukselit mbyllet përkohësisht pas pamjes së një droni

Aeroporti i Brukselit u mbyll të martën në mbrëmje...

Sipas një raportimi të Daily Mail, Rusia ka zbuluar një armë të re bërthamore që po cilësohet si më e frikshmja e ndërtuar ndonjëherë nga Moska.

Arma quhet “Poseidon”, një super-torpedë me energji bërthamore dhe me ngarkesë bërthamore, e aftë – të paktën në teori – të zhysë brigjet amerikane nën ujëra radioaktive.

Sipas burimeve perëndimore, “Poseidon” është projektuar për të vepruar në thellësi të mëdha, me qëllim që të shmangë sistemet e mbrojtjes detare dhe të shkaktojë cuname të përmasave katastrofike.

Raporti thekson se një shpërthim i tillë pranë brigjeve të SHBA-ve do të mund të zhyste qytete të tëra, përfshirë Manhattanin, nën ujëra të kontaminuara.

Publikimi i këtyre detajeve ka ngritur alarmin në Uashington, ndërsa sipas Daily Mail, zhvillimet e fundit kanë detyruar Presidentin Donald Trump të shqyrtojë “të paimagjinueshmen” në lidhje me balancën bërthamore dhe mbrojtjen strategjike të SHBA-së.

Rusia, ndërkohë, e ka paraqitur projektin si “armë të parandalimit strategjik”, por Perëndimi e sheh si një kërcënim serioz për sigurinë globale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz