BallinaLajmeSKANDALOZE | Kurti kërcënon qytetarët nëse nuk e votojnë VV-në në balotazh:...

SKANDALOZE | Kurti kërcënon qytetarët nëse nuk e votojnë VV-në në balotazh: Mendoni mirë – nuk e jap buxhetin për ata kryetar që nuk dinë të punojnë

Të ngjajshme

Miftaraj për Ligjin për të Huajt: Kurti ka shkelur ligjin

Ehat Miftaraj, nga IKD në emisionin “Click” të RTV21,...

Reali “pulë” në ligë, “skifter” në Champions League

Real Madridi ka siguruar kalimin në çerekfinale të Ligës...

PSG-ja e ‘shkel’ Chelsean në Londër, kalon në çerekfinale

Paris Saint-Germain e ka kryer punën me lehtësi ndaj...

Viktima në Skenderaj është profesori Lushtaku

Një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë...

Lëvizja Vetëvendosje me një tubim në Prishtinë e ka hapur fushatën për balotazh.

Fjalën në tubim e mori kryetari i kësaj partie, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, transmeton lajmi.net.

Siç edhe pritej, ai filloi të përdorë për fushatë veprimet e fundit që i ka ndërmarrë me paratë e taksapaguesve.

“Të votoni për atë parti që në nivelin qendror i ka rritur ndjeshëm rrogat e pensionet, bursat për studentët dhe shtesat për fëmijët.”, tha ai.

Tutje, ai kritikoi ish-kryetarët nëpër komunat ku qeverisë momentalisht VV.

“Në nivelin lokal ku do që kemi qeverisur, kemi investuar shumë më tepër se paraardhërsit tanë, nga të cilët kemi trashëguar vetëm borxhe.”, u shpreh ai.

Pastaj, Kurti iu bëri lutje votuesve të partive tjera.

“Populli ynë ka shumë fjalë e shprehje të urta, por njëra prej tyre thotë: “Mos e shiko gunën, por shikoje punën”. Kështu të dashur qytetarë, votues të partive tjera, mos e shikoni partinë kësaj radhe, por shikojeni punën që është bërë e do të bëhet.”, tha i pari i VV-së.

Tutje, ai u lëshua në gjuhë kërcënuese nëse s’votohet VV-ja. Ai në një formë e konfirmoi se në vendet ku ka qeverisur VV-ja ka dërguar investime milionëshe.

“Pse mos të vijnë edhe në komuna tjera investime dhjetëra milionëshe? Mendoni mirë qytetarë, zgjidhni kryetarin e duhur dhe që ju duhet”

“Ne kemi premtuar dhe do ta mbajm fjalën, 1 miliard euro investime për komunat, por ju e dini, unë nuk e jam buxhetin e shtetit dhe paratë e taksave për ata kryetar që nuk dinë të punojnë mirë apo për ata që vjedhin. Mos i votoni ata që nuk dinë e nuk e duan punën, asa ata që dinë e duan të vjedhin, me ata nuk ka investime as zhvillim, siç nuk ka pasur për 20 vite pas luftës.”, tha ai./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz