back to top
Wednesday, October 29, 2025
BallinaLajmeNdalohet sasi e fillerëve për botoks në pikën kufitare të Vërmicës

Ndalohet sasi e fillerëve për botoks në pikën kufitare të Vërmicës

Të ngjajshme

I ftuar nga Macron, Rama publikon videon nga Parisi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Paris me...

Njohja nga Siria, Çitaku: Lajm i mirëseardhur në këtë kohë të vështirë për Kosovën

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora...

Krasniqi pas njohjes nga Siria: Kosova ka nevojë për më shumë diplomaci dhe miqësi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka...

Dogana e Kosovës ka ndaluar një sasi të konsiderueshme të produkteve farmaceutike gjatë kontrolleve të rregullta në pikëkalimin kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit zyrtar, zyrtarët doganorë kanë ndaluar për kontroll një automjet të transportit të udhëtarëve, pasi pavarësisht deklaratës së shoferit se nuk kishte mallra për deklarim, gjatë kontrollit të detajuar është zbuluar një çantë shpine e mbushur me fillerë për botoks.

Pala e përfshirë nuk posedonte faturë apo dokumentacion përkatës që vërteton origjinën apo qëllimin e përdorimit të këtyre produkteve.

Mallrat janë ndaluar përkohësisht deri në përfundimin e procedurave të mëtejshme, ndërsa ndaj personit përgjegjës është inicuar procedurë për kundërvajtje, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës ka theksuar se mbetet e përkushtuar në parandalimin e kontrabandës dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, duke vepruar me kujdes në çdo rast që paraqet rrezik për tregun dhe sigurinë publike.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz