back to top
Thursday, October 30, 2025
BallinaLajmeKoreja e Jugut nderon Donald Trumpin me “Urdhrin e Madh të Mugunghwa”...

Koreja e Jugut nderon Donald Trumpin me “Urdhrin e Madh të Mugunghwa” dhe një kurorë ari

Të ngjajshme

Aksident trafiku në Pejë, mjekët dhe policia në vendngjarje

Një aksident trafiku ka ndodhur në Pejë, më saktësisht...

OBSH evakuuon mbi 7600 pacientë nga Gaza, shumica fëmijë

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka evakuuar nga Gaza,...

Katër mënyra të sigurta për ta mbrojtur llogarinë tuaj Binance

Në botën dinamike të kriptovalutave, një klikim i gabuar...

Presidenti amerikan Donald J. Trump është nderuar nga Republika e Koresë së Jugut me “Grand Order of Mugunghwa” – urdhërin më të lartë civil që jepet nga ky shtet, si dhe me një kurorë ari në shenjë respekti të veçantë për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Ky është rasti i parë në histori që një president amerikan merr këtë nderim, i cili tradicionalisht u jepet vetëm presidentëve të Koresë së Jugut dhe bashkëshortëve të tyre, si dhe personaliteteve të huaja që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për kombin korean, transmeton lajmi.net.

Në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Presidenti Trump e ka pranuar me nderim këtë çmim, duke theksuar miqësinë e thellë dhe aleancën strategjike mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut.

Ceremonia e dorëzimit të urdhrit dhe kurorës së artë është zhvilluar në Seul, në prani të zyrtarëve të lartë koreanojugorë dhe përfaqësuesve amerikanë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz