back to top
Thursday, October 30, 2025
BallinaLajmePërplasja me Pacollin, Agim Pllashniku ftohet për intervistim- Prokuroria jep detaje

Përplasja me Pacollin, Agim Pllashniku ftohet për intervistim- Prokuroria jep detaje

Të ngjajshme

Katy Perry konfirmon lidhjen me Justin Trudeau?

Duket se Katy Perry, 41 vjeç, sapo ka konfirmuar...

Maestro, dy superasiste nga Xherdan Shaqiri

Xhardan Shaqiri po vazhdon formën e jashtëzakonshme në Zvicër. Futbollisti...

Prokuroria Themelore në Prishtinë, e ka ftuar për intervistim në cilësinë e të pandehurit, veteranin e UÇK-së, Agim Pllashnikun për rastin e Fitore Pacollit.

Avokati i tij, Gent Gjini ka thënë për lajmi.net se ai është ftuar për intervistim më 31 tetor në ora 10:30.

Sipas Gjinit, ata kanë pritur që në cilësinë e të pandehurit do të ftohet deputetja Fitore Pacolli pasi sipas tij në video shihet se ajo e shtyn Pllashnikun dhe e nxit sigurimin e saj që ta sulmon atë.

Lidhur me këtë, lajmi.net, ka kontaktuar edhe me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, nga ku nuk dhanë shumë detaje.

“Lidhur me pyetjen ju njoftojmë, se Prokurori i shtetit, po merr veprimet dhe masat e nevojshme për të hetuar këtë rast. Për momentin nuk mund të japim më shumë informacione, pasi hetimi është ende në fazën fillestare”, ka deklaruar, Kaltrina Shala, zëdhënëse e kësaj Prokurorie.

Ndërkaq, krejt kjo erdhi pasi Agim Pllashniku derisa Pacolli po pinte kafe, e kishte quajtur “hajne” Pacollin për shkak të raportimeve se familjarët e saj kishin pranuar nga 100 mijë euro grante. Ai më pas ishte arrestuar nga Policia dhe është liruar. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz