back to top
Thursday, October 30, 2025
BallinaLajme“Është rreth-rrotullim i përkohshëm”/ MMPHI-ja arsyeton gërmimet në rrugën Prishtinë-Podujevë

“Është rreth-rrotullim i përkohshëm”/ MMPHI-ja arsyeton gërmimet në rrugën Prishtinë-Podujevë

Të ngjajshme

Katy Perry konfirmon lidhjen me Justin Trudeau?

Duket se Katy Perry, 41 vjeç, sapo ka konfirmuar...

Maestro, dy superasiste nga Xherdan Shaqiri

Xhardan Shaqiri po vazhdon formën e jashtëzakonshme në Zvicër. Futbollisti...

Mëngjesin e sotëm, IndeksOnline ka postuar një video ku shihen bagerë që po thyejnë asfaltin, në një segment të rrugës Prishtinë-Podujevë.

Lidhur me këto punime, nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kanë thënë se po ndërtohet një rreth-rrotullim i përkohshëm.

Në një deklarim për IndeksOnline, MMPHI-ja pohon se ky rreth-rrotullim po ndërtohet në segmentin Lluzhan-Gllamnik, bazuar në kërkesat për sigurinë rrugore dhe nevojat e banorëve lokalë.

“Vendimi për ndërtimin e këtij rreth-rrotullimi është marrë më vonë gjatë fazës së zbatimit të projektit.

Për realizimin e punimeve sipas projektit të aprovuar, si dhe për të mundësuar: vendosjen e instalimeve nëntokësore, rregullimin e rrjedhës së ujërave nga rruga, dhe sigurimin e një lidhjeje të përshtatshme me rrugët ekzistuese, është e nevojshme që ndërtimi i rreth-rrotullimit të kryhet me të gjitha shtresat e asfaltit, sipas standardeve teknike përkatëse” deklaron MMPHI-ja.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz