back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaOpinioneTurp kombëtar

Turp kombëtar

Të ngjajshme

“Arti i tij është i pazëvendësueshëm”, Haradinaj uron Ilir Shaqirin për 65-vjetorin e lindjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Një person nga Klina raporton zhdukjen e gruas së tij, nuk e di se ku ndodhet

Një burrë ka raportuar largimin e bashkëshortes së tij...

Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës së pavarur

Nikolla Sandulloviq, politikani nga Serbia, ka reaguar pas betimit...

Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arreston një kosovar

Një 39-vjeçar nga Kosova kaloi pa ndaluar një pikë...

Shyhretja ka ‘harruar’ të plaket, shkëlqen në paraqitjen e fundit

Shyhrete Behluli, është një nga këngëtaret me të dashura...

Shkruan: Osman Stafa

Partia Socialiste votoi sot kundër një rezolute që dënonte genocidin e Serbisë në Kosovë.

Deputetët e Partisë Socialiste, të cilët sot duhej të ishin zëri i nënave të Krushës, fëmijëve të Mejës dhe viktimave të masakrave serbe, u rreshtuan në heshtje me Beogradin.

Ironia është therëse:

Të njëjtët njerëz që sot bënin thirrje për të protestuar për krerët e UÇK-së, janë po ata që sapo votuan kundër një akti kombëtar, që mbronte dinjitetin e Kosovës.

Kjo nuk është politikë.

Kjo është pabesi.

Një goditje ndaj kujtesës kombëtare, ndaj çdo familjeje që ka varre të pambyllura në Kosovë.

Sot, kuvendi nuk foli në emër të Shqipërisë, foli në emër të heshtjes, frikës dhe servilizmit ndaj atyre që ende nuk e pranojnë krimin e tyre.

Historia do ta mbajë mend këtë ditë. Historia e Shqipërisë nesër do i kujtojë emër për emër të gjithë ata që sot, ngritën kartonin “kundër” një ngjarjeje që ka ndodhur 26 vjet më parë.

Historia do kujtojë, jo për ata që folën, por për ata që votuan kundër Kosovës, kundër genocidit që serbët kryen ndaj shqiptarëve të asaj ane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz