back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeFotografimi i votës dhe ryshfeti, incidentet që u shënuan në ditën e...

Fotografimi i votës dhe ryshfeti, incidentet që u shënuan në ditën e zgjedhjeve

Të ngjajshme

Denigrimi karshi Malit/ BBVA penalizon Rogertin

Rogert Sterkaj do të jetë në nominim në Big...

Aston Villa e zyrtarizon ish-sulmuesin e Chelseas dhe Milanit

Aston Villa ka zyrtarizuar transferimin e Tammy Abraham. Sulmuesi anglez...

Po kërkohej nga INTERPOL, Policia arreston në Prishtinë një të dyshuar për trafik narkotikësh

Policia e Kosovës, përkatësisht zyrtarët policorë nga Drejtoria për...

Zgjedhjet lokale të 12 tetori nuk kaluan pa incidente.

Ndonëse nuk ishin të shuma në numër, ato prekën disa komuna.

Në Mitrovicën Jugore u arrestua një person nën dyshimet se ka fotografuar votën e tij.

Për të njëjtën vepër u arrestua edhe një person në Graçanicë, që gjithashtu kishte deklaruar se për këtë gjë i ka marr 50 euro.

E një person në Istog, u arrestua nën dyshimet se i mori 10 euro për votën e tij.

Një gjë e tillë ndodhi edhe në Prizren ku dy persona janë shoqëruar në stacionin policor, njëri në cilësinë e dhënësit dhe tjetri te marrësit të një shume prej 120 euro në mënyrë që të votohet personi i caktuar.

Ndërsa në Kllokot një person dyshohet  se ka lëshuar raporte mjekësore për asistencë gjatë procesit të votimit.

Edhe në Fushë Kosovë u arrestuan tre persona në dyshimin se ushtruan detyren e “asistentit” në votimin e personave votues.

Ndërsa sa i përket qytetarëve një pjesë e tyre kishin të njëjtin problem, që ishte ndërrimi i vendvotimit.

E për këtë çështje foli Valmir Elezi nga KQZ.

‘Siç e kemi shpjeguar edhe në  konferencat gjatë ditës së djeshme ndryshimet kanë ardhur për shkak të ndryshimit të adresave nga ana e vetë votuesve. Të paktën po flasim për raste të cilat ne i kemi trajtuar  gjatë ditë së djeshme”, tha Elezi.

Sa i përket ecurisë së përgjithshme të procesit zgjedhor Elezi tha se gjithçka u zhvillua në mënyrë të qetë./teve1

Të Fundit

Sport

ShowBiz