back to top
Sunday, October 12, 2025
BallinaLajmeKQZ publikon platformën për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrje...

KQZ publikon platformën për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrje në votime

Të ngjajshme

Votimet nëpër Kosovë përmes fotografive

Qytetarët e Kosovës po votojnë të dielën për t’i...

AAK, i reagon Natyra Kuçit pas akuzave për parregullsi në qendrat e votimit në Deçan

Kandidatja për kryetare të Deçanit nga radhët e PSD-së,...

Orav viziton qendrat e votimit në Prishtinë dhe Mitrovicë të Veriut

Ambasadori i BE-së, në Kosovë, Aivo Orav, iu bashkua...

​Dyshohet për fotografim të votës në Prishtinë, Podujevë dhe Drenas

Policia e Kosovës deri tani ka pranuar tri informacione...

Komisioni Qendror Zgjedhor ka publikuar platformën elektronike për publikimin e rezultateve preliminare dhe statistikave për pjesëmarrjen në votime për çdo komunë, qendër votimi dhe vendvotim.

Linku për të shikuar online këto statistika është: https://resultslocal2025.kqz-ks.org.

“Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, numërimi i fletëvotimeve të zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave dhe të subjeketeve politike duhet të bëhet në vendvotim, pasi të përfundojë procesi i votimit, ndërkaq numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvendeve Komunale bëhet në Qendra Komunale të Numërimit”, thuhet në njoftim.

KQZ thotë se ka bërë përgatitjet që më 12 tetor të publikohen rezultatet preliminare të kandidatëve për Kryetarë të Komunave dhe të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale. Gjithashtu, gjatë zhvillimit të ditës së votimit, në orare të caktuara do të publikohen edhe të dhëna për pjesëmarrjen e votuesve në zgjedhje, për secilën komunë, të detajuar për çdo qendër votimi dhe vendvotim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz