back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaZgjedhjetInvestime në infrastrukturë dhe shërbime, premtimi i Ferit Idrizit për Stanocin e...

Investime në infrastrukturë dhe shërbime, premtimi i Ferit Idrizit për Stanocin e Poshtëm

Të ngjajshme

Kandidati për kryetar të Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka shprehur mirënjohjen e tij për energjinë dhe përkrahjen e jashtëzakonshme që ka marrë nga banorët e fshatit Stanoc i Poshtëm. Gjatë një takimi me kandidatët për Kuvendin e Komunës, përfshirë Rrahim Ajetin, banorët pritën ekipin e Idrizit me entuziazëm dhe mbështetje të madhe.

Idrizi theksoi se kjo mbështetje e vazhdueshme gjatë mandatit të parë e bën ekipin e tij më të fortë dhe krenar për punën e bërë deri tani. Ai premtoi se në mandatin e ardhshëm, Stanoci i Poshtëm do të përfitojë nga investime të rëndësishme, përfshirë ndërtimin e një parku modern, çerdhe për fëmijët dhe përmirësimin e infrastrukturës lokale.

“Në mandatin e ardhshëm, Stanoci i Poshtëm do të jetë dëshmia më e mirë e investimeve tona: park modern, çerdhe për më të vegjlit dhe infrastrukturë e rregulluar”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz