BallinaLajmeÇeku: Parkimi në qendër të Prishtinës do të bëhet më i shtrenjtë...

Çeku: Parkimi në qendër të Prishtinës do të bëhet më i shtrenjtë për të zgjidhur trafikun

Të ngjajshme

Lulzim Peci: Qëllimi i LVV-së i tejdukshëm, synon zgjedhjet në korrik

Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkim dhe Zhvillim...

Kroacia e Bosnje e Hercegovina arrijnë marrëveshje me SHBA-në për tubacion e gaz amerikan

Ambasada e SHBA’së në Bosnje e Hercegovinë ka njoftuar...

Bayern një ”fantazmë” për PSG-në, statistikat e vërtetojnë këtë

Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë e Ligës së Kampionëve. PSG...

Aksident me të lënduar afër QMF-së në Komoran (Video)

Një aksident trafiku me persona të lënduar ka ndodhur...

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, ka folur për sfidat e trafikut urban, duke theksuar se një prej masave kryesore është rritja e çmimit të parkimit në qendër të qytetit.

“Duhet të dekurajohet përdorimi i veturës, duhet zona qendër të bëhet më e shtrenjtë që të mos mund të vish me veturë vetëm për qejf. Duhet të bëhet më i shtrenjtë edhe parkimi në qendër”, tha Çeku, duke argumentuar se kjo do të ulte fluksin e makinave në qytet.

Ai shtoi se stresi për gjetjen e parkingut do të zgjidhej duke përdorur hapësirat e parkimit në hyrje të qytetit, të kombinuara me transportin publik.

“Edhe vetë po më thua se ai vjen në vend të punës dhe ka stres a gjen parking apo jo, dhe kjo është arsyeja pse mund ta përdorë parkingun në hyrje dhe të marrë autobusin pa vonesë, pa shpenzime, pa probleme të tjera dhe arrin deri në destinacionin e tij”, u shpreh ai në Dukagjin.

Çeku theksoi se ndryshimi i kulturës së lëvizjes në Prishtinë kërkon kohë, duke paralajmëruar se nuk premton “mrekulli brenda një mandati”, por zotimin e tij për hapa të parë konkretë në katërvjeçarin e ardhshëm.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz