BallinaLajmeShtatë të arrestuarit në rastin “Qielli i thyer” për trafikim droge dalin...

Shtatë të arrestuarit në rastin “Qielli i thyer” për trafikim droge dalin sot para gjykatës

Të ngjajshme

Tri cilësitë që tregojnë se Ronaldo ende është gati të luajë në Champions

Cristiano Ronaldo mund të vazhdojë të shkëlqejë në UEFA...

Rrahmani: Zgjedhjet e 7 qershorit, më të rëndësishmet që nga pavarësia

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Eman Rrahmani, i...

Benfica hyn në garë për Silvën, telashe për Chelsean

Benfica po përgatitet për një ndryshim të mundshëm në...

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave të cilët u arrestuan nga operacioni i djeshëm në Prishtinë dhe në Pejë, e që është vazhdimësi e operacioni të njohur si “Qielli i thyer”.

Nga Prokuroria Speciale e Kosovës u bë e ditur se sot do të zhvillohet seanca dëgjimore ndaj tyre.

“Sot me fillim nga ora 13:00 është caktuar të mbahet seanca dëgjimore” tha zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Arbnora Luta.

Të pandehurit dyshohet për veprat penale “pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve” si dhe pastrimi i parave.

Në lidhje me këtë rast më parë janë arrestuar 22 persona, shtatë të tjerë dje e që në total i bie të jenë nën pranga 29 persona të dyshimtë në kuadër të hetimeve për veprat e ndryshme përmes “SkyECC”./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz