BallinaLajmeKëshilltari politik i Osmanit i kundërpërgjigjet Gjuriqit: Serbia mund të bërtasë sa...

Këshilltari politik i Osmanit i kundërpërgjigjet Gjuriqit: Serbia mund të bërtasë sa të dojë, presidentja është e akredituar në OKB

Të ngjajshme

Raporti i Bankës Botërore: Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor mbetet e ngadaltë

Rritja ekonomike në Ballkanin Perëndimor pritet të mbetet e...

Nënshkruhet marrëveshja për projektin e punimeve në Parkun Industrial të Lipjanit

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit,...

Një person humb jetën në vendin e tij të punës në Pejë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Pejë,...

Këshilltarja e Kurtit shkruan në “X” për krizën politike si pronare e së vërtetës, fajet ia hedh opozitës

Këshilltarja e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, Fëllënza Podrimja,...

Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit

Indri Shiroka dhe Vanesa Sono kanë shkëmbyer puthjen e...

Rinor Nuhiu, këshilltar politik i presidentes Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur ministrit të Jashtëm të Serbisë, Marko Gjuriq lidhur me deklaratat e tij për mënyrën se si presidentja Osmani ka hyrë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Nuhiu në një postim në platformën X shkruan se fabrika e lajmeve të rreme e Vuçiqit dhe Marko Gjuriqit po punon me orar të zgjatur, gjersa shtoi se presidentja Osmani është akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së, si çdo kryetar shteti tjetër.

“Gënjeshtra pas gënjeshtrash. Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani nuk u ‘fut kontrabandë’ në OKB nga ‘një vend tjetër’, as nuk hyri si ‘turiste’. Ajo është e akredituar në përputhje me procedurat standarde të OKB-së… si çdo kryetar shteti tjetër. Serbia mund të bërtasë sa të dojë. Faktet nuk ndryshojnë. Kosova është këtu. Dhe është këtu për të qëndruar. Përgjithmonë Kosova”, shkruan Nuhiu. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz