back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaLajmeMemli Krasniqi: Dy vite pas Banjskës, ende nuk ka drejtësi për rreshterin...

Memli Krasniqi: Dy vite pas Banjskës, ende nuk ka drejtësi për rreshterin hero Afrim Bunjaku

Të ngjajshme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka kujtuar sot rreshterin e rënë të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në përvjetorin e dytë të sulmit terrorist në Banjskë, duke e cilësuar atë si një hero të përjetshëm të Republikës së Kosovës.

Në një reagim publik, Krasniqi tha se Bunjaku ra heroikisht në krye të detyrës, i vrarë nga “terroristët serbë” dhe se sakrifica e tij është e gdhendur në historinë kombëtare, transmeton lajmi.net.

“Afrimi mbetet testament i guximit dhe përkushtimit për mbrojtjen e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tij do të kujtohet përherë si shembull i nderit dhe i besës ndaj atdheut,” u shpreh ai.

Megjithatë, lideri i PDK-së kritikoi ashpër mungesën e drejtësisë, duke theksuar se edhe dy vite pas këtij akti terrorist, autorët e krimit vazhdojnë të jenë të paprekur dhe të strehuar në Serbi.

“Kriminelët duhet të dorëzohen dhe të përgjigjen para ligjit, sepse vetëm kështu nderohet sakrifica e Afrimit dhe sigurohet e ardhmja e Kosovës,” shtoi ai.

Krasniqi përfundoi reagimin e tij me thirrjen për kujtim dhe nderim të përhershëm për Bunjakun dhe të gjithë të rënët për lirinë e vendit.

“Lavdi e përjetshme Heroit Afrim Bunjaku! Lavdi të gjithë të rënëve për Kosovën!”, shkroi Krasniqi./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz