back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmeCNN me fakte: Trump pretendon gabimisht se ndaloi luftën Kosovë–Serbi në fjalimin...

CNN me fakte: Trump pretendon gabimisht se ndaloi luftën Kosovë–Serbi në fjalimin e tij në OKB

Të ngjajshme

Bëhen bashkë ‘Saranda’ e ‘Ganja’

Dy aktoret e njohura kosovare, Teuta Krasniqi dhe Irena...

Carragher formon ekipin më të mirë të Premier League deri tani, e fut edhe Granit Xhakën

Legjenda e futbollit, Jamie Carragher ka formuar formacionin më...

Gërxhaliu për 100 eurot: Dikur korrupsioni bëhej me tender e sot institucionalisht

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu tha...

Përparim Rama nderon Dafina Zeqirin me çmimin “Hyjnesha në Fron”

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i ka dhuruar këngëtares...
- Advertisement -

Gjatë një fjalimi në OKB, presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka ndaluar shtatë luftëra gjatë mandatit të tij, përfshirë, siç tha ai, edhe luftën mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump e përfshiu këtë rast në mesin e “luftërave të ashpra” që sipas tij sollën “mijëra të vrarë” dhe që ai i kishte ndalur brenda shtatë muajsh, raporton lajmi.net

- Advertisement -

Por ky pretendim është vënë në pikëpyetje nga CNN, që përmes një kontrolli të fakteve e ka cilësuar deklaratën si të pasaktë, duke theksuar se ajo nuk përputhet me realitetin ndërkombëtar gjatë periudhës kur Trump ishte në detyrë.

“Ndërsa Trump më parë ka pretenduar se ka parandaluar shpërthimin e një lufte të re midis Serbisë dhe Kosovës – duke dhënë pak detaje rreth asaj për të cilën po fliste – këto vende nuk ishin në një luftë të vërtetë as gjatë mandatit aktual të Trump dhe as gjatë mandatit të tij të parë, kur nënshkruan një marrëveshje për normalizim ekonomik të ndërmjetësuar nga administrata e Trump në vitin 2020”, raporton mediumi.

Përveç çështjes Kosovë–Serbi, CNN vëren se Trump ishte i pasaktë në një gamë të gjerë temash, përfshirë:

Inflacionin në Shtetet e Bashkuara,

Politikat klimatike, si brenda SHBA-së ashtu edhe në arenën ndërkombëtare,

Emigracionin,

Rolin e tij në zgjidhjen e konflikteve ndërkombëtare,

Si dhe pozicionin e tij në sondazhet e opinionit.

Kjo nuk është hera e parë që Trump bën pretendime të tilla për Kosovën dhe Serbinë. Ai ka deklaruar më parë se ka parandaluar një “luftë të madhe” midis dy vendeve, pa ofruar dëshmi konkrete për situatën./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz