Pjesëtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë zhvilluar një stërvitje taktike me mortaja në zonën e Bizës, në Shqipëri.
Stërvitja është pjesë e planifikimeve të rregullta trajnuese dhe është realizuar në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën për Menaxhimin e Trajnimeve dhe Asistencës së Sigurisë së Ushtrisë së SHBA-së (SATMO) dhe me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, raporton lajmi.net
Në një njoftim zyrtar, FSK ka bërë të ditur se qëllimi i këtij aktiviteti është rritja e gatishmërisë operacionale dhe forcimi i bashkëpunimit me partnerët rajonalë dhe ndërkombëtarë.
“Në përputhje me planet e trajnimit dhe në koordinim të ngushtë me SATMO, si dhe me Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, po realizohet aktiviteti i gjuajtjes taktike me mortaja në stërvitjen që po zhvillohet në Biza, të Republikës së Shqipërisë. Ky aktivitet synon rritjen e gatishmërisë operative, forcimin e bashkëpunimit rajonal mes forcave tona dhe partnerëve ndërkombëtarë”, ka njoftuar FSK.
Stërvitja ka përfshirë komponentët teorikë dhe praktikë, duke trajnuar pjesëtarët e FSK-së në teknikat dhe përdorimin efektiv të mortajave në kushte taktike të terrenit malor.
Kjo është një nga seritë e trajnimeve të përbashkëta që FSK zhvillon në kuadër të bashkëpunimit ushtarak me vendet partnere të NATO-s dhe rajonit.
Postimi i plotë: