back to top
Wednesday, September 24, 2025
BallinaLajme“Së shpejti dialogu strategjik me Serbinë”, “falënderime SHBA’së për sigurinë e popullit...

“Së shpejti dialogu strategjik me Serbinë”, “falënderime SHBA’së për sigurinë e popullit serb në Kosovë” Rubio takon Vuçiqin në Nju Jork

Të ngjajshme

Aksioni i madh kundër heroinës, arrestohen babë e bir, në Pejë

Policia e Kosovës po zhvillon një aksion të madh...

77 vjeçari që vdiq në aksidentin në Kaçanik ishte veteran i UÇK-së

Si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes dy...

Pistorius paralajmëron: Shkeljet ajrore ruse janë një kurth përshkallëzimi

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, paralajmëroj kundër përgjigje ndaj shkeljeve...

Sekretari i Shtetit i ShBA-së, Marco Rubio, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork.

Sipas një deklarate të publikuar nga Departamenti i Shtetit, Rubio dhe Vuçiq diskutuan për thellimin e partneritetit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Serbisë, përfshirë nisjen e një dialogu strategjik dypalësh, i cili pritet të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Gjithashtu, në takim u diskutua edhe për pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara në EXPO 2027, e cila do të mbahet në Beograd.

Presidenti serb Vuçiq thuhet se ka falënderuar SHBA-në për, siç është shprehur ai, “kontributin në garantimin e sigurisë së popullit serb në Kosovë”, duke aluduar në praninë e trupave amerikane në kuadër të misionit të KFOR-it.

Ai e ka përshkruar këtë takim si “të rëndësishëm dhe domethënës”, duke theksuar se fokusi i bisedës ishte ekonomia, tregtia dhe çështjet e sigurisë.

“Diskutuam për përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, trajtimin e tarifave amerikane, mundësinë e investimeve të reja, si dhe bashkëpunimin në sektorin e energjisë dhe teknologjisë. Po ashtu, shqyrtuam perspektivat që ofron mekanizmi i dialogut tonë strategjik”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai theksoi se Serbia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon dhe theksoi mirënjohjen e tij për rolin e Shteteve të Bashkuara në, siç u shpreh ai, “mbrojtjen e sigurisë së popullit serb në Kosovë”, duke përmendur në veçanti praninë amerikane në kuadër të misionit të KFOR-it.

“Në të njëjtën kohë, e vlerësojmë mbështetjen e SHBA-së në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, që është një ndër objektivat strategjikë të Serbisë”, tha ai.

Vuçiq përfundoi deklaratën duke theksuar rëndësinë e “dialogut të hapur dhe të sinqertë, të bazuar në besim dhe respekt të ndërsjellë”, si mënyra më e mirë për të forcuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz