back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeDuncan mohon se ka pasur Prokurori në verën e 1999-ës në Kosovë

Duncan mohon se ka pasur Prokurori në verën e 1999-ës në Kosovë

Të ngjajshme

John Stewart Duncan përfundon dëshminë në Speciale

Ish-diplomati britanik, John Stewart Duncan, e ka përfunduar dëshminë...

Duncan në Hagë: Çeku kishte rol ushtarak, Thaçi dhe Krasniqi funksione politike

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari John Duncan...

PD dhe PS bashkojnë votat, shkarkohet nga detyra e kryebashkiakut Erion Veliaj

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar me shumicë votash...

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, dëshmitari John Duncan tha se nuk ka pasur Prokurori në Kosovë gjatë verës së vitit 1999.

Sipas gjyqtarit Christoph Barthe, gjatë seancave përgatitore me mbrojtjen, dëshmitarit i ishte treguar një deklaratë e një personi me emrin Anthony Quin që ishte i Policisë Metropolitane Mbretërore të Anglisë që ia kishte dhënë Gjykatës së Lartë të Anglisë, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Barthe tha se pas kësaj, dëshmitari kishte konfirmuar se nuk ka pasur Prokurori në Kosovë gjatë verës së viti 1999. Këtë gjë e konfirmoi edhe sot në sallën e gjyqit Duncan.

Përveç kësaj, dëshmitari e kishte pohuar se ka pasur raportime nga KFOR-i që tregonin se grupe kriminale nga Shqipëria po përpiqeshin të hyjnë në Kosovë gjatë vakumit të verës së vitit 1999 dhe ishte një problem shumë i madh.

“Me sa kujtoj unë, kanë ardhur së bashku me refugjatët që po ktheheshin në Kosovë. Mes tyre kishte edhe elemente të krimit të organizuar që u përzien me ata. Në këtë periudhë pra që po tërhiqeshin forcat serbe, aktualisht hynin refugjatët dhe në mes tyre kishte edhe elemente të krimit të organizuar. Kështu e kam kuptuar unë”, tha dëshmitari.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz