back to top
Tuesday, September 23, 2025
BallinaLajmeDy policë gjejnë 500 euro në Shtime, i kthehen pronarit

Dy policë gjejnë 500 euro në Shtime, i kthehen pronarit

Të ngjajshme

Më 18 shtator, derisa po patrullonin në këmbë në sheshin “Ahmet Shtimja” në Shtime, dy policë kanë gjetur në tokë 500 euro, katër kartemonedha nga 100 euro dhe dy kartëmonedha nga 50 euro.

Ato para i kanë dërguar menjëherë në stacionin policor dhe kanë njoftuar menaxhmenti i stacionit, shkruan lajmi.net.

Nëpërmjet kamerave të sigurisë është identifikuar personi që i kishte humbur paratë, i cili ishte larguar me një automjet me targa të huaja. Pas verifikimit, është konstatuar se bëhet fjalë për një 32-vjeçar, L.R., nga komuna e Shtimes, i cili është paraqitur në polici dhe i janë kthyer paratë të humbura.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj falënderon dy pjesëtarët e policisë së stacionit në Shtime për gjestin e tyre human dhe shembullor, duke dëshmuar përkushtim në shërbim të qytetarëve dhe respektim të vlerave profesionale. Ky akt rrit besimin e qytetarëve dhe kontribuon në forcimin e imazhit të Policisë së Kosovës si institucion i përgjegjshëm dhe i besueshëm”, thuhet në komunikatën e Policisë. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz