Ish-këshilltari i Wesley Clark, John Stewart Duncan, po vazhdon të dëshmoj edhe sot para Dhomave të Specializuara të Hagës.
Gjatë dëshmisë së tij të sotme, prokurori i ka treguar Duncan-it një fotografi nga viti 1999 dhe e ka pyetur nëse e njeh personin në qendër të imazhit, e që në fotografi ishte Kadri Veseli.
Duncan ka thënë se nuk e di emrin, por e di se kush është.
“Nuk e di emrin e tij, por e di kush është. Siç kujtoj unë, është një nga njerëzit me funksione të larta në funksionimin policor dhe të zbulimit.
Kur është pyetur si e di këtë, Duncan është përgjigjur se nuk mund ta tregojë.
Ndërkohë i pyetur nëse ka arsye për ta kundërshtuar nëse është Kadri Veseli në fotografi, ish-diplomati britanik tha se nuk ka arsye.