back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeAsambleja e OKB-së, Begaj niset sot drejt SHBA

Asambleja e OKB-së, Begaj niset sot drejt SHBA

Të ngjajshme

Zelensky: Zbutja e sanksioneve ndaj naftës ruse nuk ndihmon në përfundimin e luftës në Ukrainë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kritikuar vendimin e administratës...

Osmani pret në takim ambasadorin italian, diskutohet bashkëpunimi mes dy vendeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në...

13 të burgosur në Smrekonicë rehabilitohen për menaxhim të zemërimit

Në Qendrën Korrektuese në Smrekonicë kanë përfunduar me sukses...

Gazetari nga Shqipëria “e djersit” ministren serbe në Beograd me pyetjen për Kosovën

Sapo ka përfunduar takimi i dytë i pjesëmarrësve ndërkombëtarë...

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj niset sot në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si kryesues i delegacionit shqiptar në punimet e Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, do të marrë pjesë në Javën e Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të zhvillohet në Nju-Jork në datat 22-27 shtator 2025, shkruan ATSH.

Gjatë kësaj jave, Kreu i Shtetit do të mbajë fjalën e tij në debatin e përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme, ku do të prezantojë qëndrimet e Shqipërisë mbi çështjet kryesore, përfshirë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare, multilateralizmin, zhvillimin e qëndrueshëm dhe të drejtat e njeriut.

Agjenda e Presidentit Begaj përfshin, gjithashtu, pjesëmarrjen në disa aktivitete të rëndësishme shumëpalëshe.

Kreu i Shtetit do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me homologë të tij dhe përfaqësues të lartë të OKB-së.

Pjesë e agjendës së Presidentit Begaj do të jenë edhe takimet me përfaqësues të Diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe disa vizita në shkollat ku fëmijët e Diasporës mësojnë gjuhën amtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz