back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaLajmeTotaj vizitë kompanisë evroTarget: Prizreni ka rikthyer interesin bizneseve vendore dhe të...

Totaj vizitë kompanisë evroTarget: Prizreni ka rikthyer interesin bizneseve vendore dhe të huaja

Të ngjajshme

Laura Villars hyn në histori: kandidatja e parë femër për presidencën e FIA-s

Laura Villars, pilote zvicerane 27-vjeçare, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën...

Behrami kritikon Kurtin: Kosova nuk ka qenë më e izoluar ndërkombëtarisht as në vitet e 90-ta!

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka...

Igor Tudor flet për Zhegrovën, tregon se a do të luajë ndaj Veronas

Një ditë para ndeshjes me Veronan në Serie A,...

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, vizitoi kompaninë evroTarget, një nga punëdhënësit më të mëdhenj në sektorin BPO në rajon dhe pjesë e HORIZONTE-Group, e cila ka zgjeruar aktivitetin e saj duke hapur një njësi të re edhe në Prizren.

Gjatë vizitës, Kryetari Totaj u takua me menaxhmentin e kompanisë dhe punonjësit, duke shprehur mbështetjen e institucioneve lokale për nisma të tilla që sjellin punësim dhe zhvillim ekonomik në qytet.

“Fakti që kompani serioze si evroTarget zgjedhin të investojnë në Prizren, është dëshmi se kemi rikthyer besimin dhe interesin e bizneseve, si vendore ashtu edhe të huaja” – deklaroi Totaj.

“Do të vazhdojmë të krijojmë kushte sa më të favorshme për sipërmarrje, sepse besojmë se zhvillimi ekonomik kalon përmes mbështetjes së sektorit privat” – shtoi Kryetari Totaj.

Kompania evroTarget është e specializuar në shërbime të jashtme të operacioneve të biznesit (BPO) dhe aktualisht punëson qindra të rinj në mbarë rajonin.

Kryetari Totaj theksoi se në mandatin e tij të dytë, prioritet do të jetë mbështetja e projekteve që gjenerojnë vende të reja pune dhe i japin formë një Prizreni modern e dinamik.

“Kjo nuk është vetëm një vizitë, por një mesazh i qartë: Prizreni është gati për investime të mëdha dhe për një të ardhme ekonomike më të fuqishme” – përfundoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz