back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaLajmePërurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia në fshatin Llugë, Kurti: Skulpturë monumentale...

Përurohet shtatorja e heroit Afrim Zhitia në fshatin Llugë, Kurti: Skulpturë monumentale e heroit të Kosovës

Të ngjajshme

SHBA-ja e përdor veton përsëri kundër rezolutës së OKB-së për armëpushim në Gazë

Shtetet e Bashkuara e përdorën veton përsëri kundër një...

KE miraton një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë

Komisioni Evropian ka miratuar një paketë të re sanksionesh...

Rasti “Negreira”, Enrique dhe Valverde do merren në pyetje nga autoritetet spanjolle

Një skandal i madh mund të “shpërthejë” në futbollin...

Në fshatin Llugë të Podujevës u përurua sot shtatorja e heroit të kombit Afrim Zhitia, si dhe u bë rinovimi i obeliskut dhe mjedisit përreth.

Në fjalën e tij, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, theksoi rëndësinë e kujtesës historike dhe nderimit të figurave kombëtare, duke përmendur rezistencën heroike të Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut.

“Sot, në vendlindjen e Afrimit, po i shtohet edhe një vepër komemoruese publike djalit të Llapit dhe heroit të Kosovës. Shoqëritë më përparimtare të botës kanë sjellë politika të ndryshme të kujtesës për ngjarjet e tyre historike dhe për figurat më të rëndësishme kombëtare. Kështu, vitin e kaluar, më 2 nëntor 2024, u patëm takuar bashkë në akademinë në Prishtinë. Fahri Fazliu dhe Afrimi rezistuan të armatosur deri në vdekje. Sivjet, derisa po i afrohemi dekadës së katërt, jemi bashkuar në fshatin Llugë, në vendlindjen e Afrimit. Sot po i shtohet edhe një skulpturë, një vepër monumentale publike e komemorimit të Afrim Zhitisë, djalit të Llapit dhe heroit të Kosovës”, shtoi ai.

Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, tha se shtatorja e Afrim Zhitisë është një pasqyrim i shpirtit të guximit.

“Sot është një ditë e veçantë për komunën tonë. Në fshatin Llugë po e zbulojmë shtatoren e njërit nga personalitetet më të mëdha të historisë së kombit Afrim Zhitia. Krahas saj po përurojmë edhe renovimin e oblisikut dhe hapësirave përreth duke i dhënë këtij vendi pamjen dhe vlerën që e meriton. Shtatorja e Afrim Zhitisë është më shumë se një monument ai është një pasqyrim i shpirtit guximit dhe vullnetit të njeriut që jetën ia kushtojë lirisë”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz