BallinaLajmePas betimit në Presidencë, Rama dhe ministrat shkojnë në këmbë drejt Kryeministrisë

Pas betimit në Presidencë, Rama dhe ministrat shkojnë në këmbë drejt Kryeministrisë

Të ngjajshme

Mehani reagon pas lirimit të Lushtakut: Sulmet tinzare me banda, as nuk më ndalin as nuk do të fitojnë

Kandidati për deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka...

Smakiqi: Këshilli Prokurorial që ka integritet dhe pavarësi, s’e ka shefe Presidenten

Avokati Xhevdet Smakiqi, në emisionin “Tempus” në T7, tha...

Njihuni me të dashurën e Alis: Jo vetëm partnere, roli i saj në këngën e Eurovisionit

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026, Alis, vazhdon rrugëtimin...

Kos: 2026-ta mund të jetë moment i mundësive evropiane për Kosovën

Komisionarja për Zgjerim e Bashkimi Evropian, Marta Kos, ka...

Origjina e Kristofor Kolombit vihet në dyshim

Një analizë e re e ADN-së, e kryer mbi...

Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re të Partisë Socialiste, kanë shkuar në këmbë drejt Kryeministrisë, pas betimit në institucionin e Presidencës, një traditë kjo që vijon prej kohësh.

Më herët Rama dhe ministrat u betuan përpara presidentit Bajram Begaj, ku ky i fundit lexoi dekretin dhe formulën e betimit, teksa ministrat një nga një u betuan me dorë në Kushtetutën e Shqipërisë, raporton A2 CNN.

Një ditë më parë Kuvendi miratoi, ndonëse pa debat, programin e qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.

Për herë të parë në këtë mandat, në kabinetin qeveritar Rama do të jetë edhe një ministre digjitale, e quajtur “Diella”./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz