back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeSa dëshmitarë kanë mbetur para 90 ditëshit të shqyrtimeve të gjyqtarëve?

Sa dëshmitarë kanë mbetur para 90 ditëshit të shqyrtimeve të gjyqtarëve?

Të ngjajshme

“E di që kam dalë e keqja jashtë”, Brikena flet pas sqarimit me Mateon

Pas sqarimit që u bë gjatë spektaklit të mbrëmshëm,...

Lamine Yamal shënon gol të bukur, Barcelona në epërsi

Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Mediumi ndërkombëtar JusticeInfo.net ka raportuar për dëshminë e ish-zyrtarit të lartë amerikan James Rubin, i cili u paraqit si dëshmitar i mbrojtjes në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, në gjykimin ndaj Hashim Thaçit dhe të bashkëakuzuarve.

Në raportim theksohen disa nga deklarimet kyçe të Rubin, i cili ka qenë i përfshirë drejtpërdrejt në procesin e negociatave të Rambujesë. Ndër to, veçohet rrëfimi i tij për një takim në mal me atë që ai i quajti “komandantët e vërtetë” të UÇK-së, ku ishte diskutuar çështja e demilitarizimit të organizatës.

Sipas Rubin, në atë takim ishte e qartë se Hashim Thaçi nuk kishte rol drejtues apo vendimmarrës.

“Ata ishin burra të moshuar, rreth të 50-ave ose më shumë. Hashimi ishte një burrë i ri, si unë në atë foto [të treguar nga mbrojtja, Thaçi dhe Rubini të ulur në një divan ngjyrë kafe], duke u dukur tmerrësisht të rinj. Dhe kështu më ishte e qartë se ai nuk ishte në krye. Ai nuk kishte njohuritë, aftësitë ose autoritetin për të marrë vendime në asnjë mënyrë, formë apo formë. Ata i thanë çfarë të bënte. Ai nuk u tha atyre çfarë të bënin.”

Pas dëshmive të James Rubin dhe Paul Williams, mbrojtja e Hashim Thaçit pritet të paraqesë edhe nëntë dëshmitarë të tjerë, si dhe të kërkojë pranimin e një dëshmie me shkrim.

Ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit planifikon të thërrasë një dëshmitar në sallë dhe të dorëzojë tre dëshmi me shkrim, nëse këto aprovohen nga trupi gjykues.

Ndërkohë, avokatët mbrojtës të Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit kanë bërë të ditur që në korrik se nuk do të paraqesin ndonjë provë në këtë fazë të procesit.

Gjykata ka caktuar 14 nëntorin si datën e parashikuar për mbylljen e çështjes së mbrojtjes. Pas kësaj, palët do të kenë një muaj kohë për të dorëzuar dosjet përfundimtare dhe tre javë për deklaratat përfundimtare në sallë.

Vendimi përfundimtar do të mbetet në dorë të trupit gjykues, i cili ka rreth 90 ditë kohë për të dalë me shqyrtimin dhe vendimin përfundimtar./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz