back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeLirohet për qarkullim rruga në drejtimi të Vërmicës pasi aksidentit zinxhiror me...

Lirohet për qarkullim rruga në drejtimi të Vërmicës pasi aksidentit zinxhiror me tetë vetura

Të ngjajshme

Kos: Serbia bëri hap serioz prapa në rrugën drejt BE-së

Komisionerja evropiane për Zgjerimin Marta Kos, ka thënë se...

​Policia sekuestron armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në veri

Policia e Kosovës, përkatësisht drejtoria rajonale e Policisë në...

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhir që ka ndodhur të mërkurën në fshatin Zhur të Prizrenit, në drejtim të pikëkalimit kufitar Vërmicë.

Sipas Policisë së Kosovës, në aksident janë përfshirë gjithsej tetë vetura, ndërsa rruga ishte bllokuar përkohësisht për shkak të përmasave të ngjarjes, raporton lajmi.net

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka konfirmuar se pas intervenimit të njësive përkatëse, situata është stabilizuar dhe lëvizja është kthyer në normalitet.

“Jemi informuar nga njësia policore për menaxhimin e autostradës se nga ky moment rruga e cila ka qenë e bllokuar në drejtim të PKK Vërmicë, është liruar dhe qarkullimi është kthyer në normalitet”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz