back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajme“Uji, kanalizimi – Parkingjet – Unaza e qytetit”/ Selmanaj flet në detaje...

“Uji, kanalizimi – Parkingjet – Unaza e qytetit”/ Selmanaj flet në detaje për planet e tij për Prizrenin

Të ngjajshme

Reali me Alonson fiton edhe me 10 lojtarë në fushë, e mposht Marseille

Real Madrid ka nisur me këmbë të mbarë edicionin...

Spektakël golash në Torino: Juventusi dhe Dortmundi ndajnë pikët me barazim dramatik 4-4

Në një mbrëmje të çmendur në “Allianz Stadium”, Juventusi...

Trump dhe Melania mbërrijnë në Britani për vizitën e dytë shtetërore

Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, dhe Zonja e Parë...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Kandidati i LDK’së për kryetar të Prizrenit, Driton Selmanaj ka folur në detaje për planet e tij për këtë komunë, ku ka përmendur problemet themelore që ky qytet posedon.

Selmanaj në emisionin Pressing në T7 tha se Prizreni, problemin jetik e ka ijin e pijes dhe kanalizimin.

Ai premton që nëse arrin të bëhet kryetar i kësaj komune, ky problem do të zgjidhet brenda 4 viteve.

“Problemet jetike që i kanë lon qeverisjet në Prizren 17 vitet e fundit. A e dini që problemin themelor Prizreni e ka ujin e pijes dhe kanalizimin. Mbi 26 fshatra të rajonit të Zhupës që ne i themi, i derdhin në Lumbardhin tonë. Sot kemi bërë krim ndaj dhuntisë që zoti na ka fal si shpërblim natyror. Prej punëve të para do ta kem Ujin e pijes dhe kanalizimit, 24 orë ujë të pijes.

Tri burime do të jenë për ujin e pijes. Unë po them që brenda 4 viteve, Prizreni nuk do ta ketë më problemin e ujit të pijes. Impianti për ujrat e zeza punon vetëm 15 për qind. Ne e kemi propozu që të gjitha kanalizimet t’i fusim nën Lumbardh, nën gypa, ndërkohë që Lumbardhi edhe të ketë ujë dhe pamje të bukur, por edhe të jetë i pastër….Gjatësia është 30 km. Do t’i ndërtojmë dy impiante për trajtimin e ujërave të zeza”.

Tutje ai tha se problem tjetër janë edhe parkingjet, ku gjatë mandatit të tij do të realizohen 5 parkingje nëntokësore.

“Parkingu nëntokësor do të jetë nën Sheshin e Kujtesës. Problem themelorë janë edhe parkingjet nëntokësore, ne kemi propozu 5 zona që do të ndërtojmë 5 parkingje nëntokësore”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz