– Po, po, kjo gjykatë është turpi i një sistemi, deklaroi dëshmitari, diplomati amerikan Rubin. Ndonëse nuk ishte pjesë e delegacionit
në Rambuje, Adem Demaçi ishte ideologu suprem i UÇK-së. Rubin e zë në gojë togfjalëshin e Demaçit: O pavarësi, o do të vdesim…
———-

Nga Agim Muhaxheri
Personazhi kryesor i konferencave në Rambuje, Paris dhe i demilitarizimit të UÇK-së në Prishtinë, ish- zyrtari i lartë amerikan James Rubin sikur e rrëzoi ‘kullën e kartonit”, aktakuzën – në Gjykatën Speciale në Hagë…
Rrëfimi i Rubinit (1970) për luftën e UÇK-së, takimet me Hashim Thaçin, dy vjet më i ri se ky, zgjuan kërshërinë në sallën e gjykimit, të martën, ditën e dytë të dëshmisë së tij.
(Seancën drejtpërdrejt nga gjykatorja e ndiqnin ish- këshilltari i Hashim Thaçit, Bekim Çollaku dhe aktivisti i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi).
“Ushtria e Serbisë kreu 95 për qind të vrasjeve masive, jo të gjitha vrasjet, po i tërë problemi në Kosovë, dhe të provosh të barazosh shqiptarët e Kosovës me atë çka lideri i Serbisë, Millosheviq bëri është e turpshme…”.
Prokurori që ka të veshur xharrën ngjyrë të zezë – vjollce ia shtroi disa pyetje këtij dëshmitari…
James Rubin pa trembur çerpikët e syri, me një qeshje ironike iu drejtua akuzuesit:
Kjo gjykatë është turpi i një sistemi…
Prokurori: Keni thënë se zotëri Hashim Thaçi po ndiqet në mënyrë absurde?
– Po, po, kështu kam thënë në një artikullin tim të publikuar në korrik të këtij viti, pasoi përgjigjja.
Prokurori: A janë fjalët e tua – Ushtria serbe kreu 95 për qind të vrasjeve masive…
Po, fjalët e mia janë, rodhi përgjigjja e dëshmitarit Rubin.
Sipas Rubinit – 1-shi ishte Adem Demaçi, ideologu suprem i luftës së UÇK-së… E zë
në gojë një video ku Demaçi është shprehur se atij nuk i intereson sa njerëz vdesin në luftë. Mbaj në mend thirrjen telefonike të Adem Demaçit (ku ishte e pranishme sekretarja e shtetit – Madeleine Albright) të ketë thënë:
“O PAVARËSI, O DO TË VDESIM…”.
James Rubin, ish- ndihmëssekretari i Shtetit Amerikan e zëdhënësi i Departamrntit Amerikan, u përgjigj në pyetjet e mbrojtësit të Hashim Thaçit, avokatit Luka Misetic dhe gjykatësit Kristof Barte, asistenti i kryetarit të trupit gjykues, Charles Smith).
Këtij gjykatësi i tha se gjatë kohës së bombardimeve të
NATO-s (që nga 24 marsi 1999) ka pasur shumë biseda telefonike me Hashim Thaçin (ky fliste nga një telefon satelitor).
Gjykatësi tjetër, Genël Metro shprehu habinë përse dëshmitati Rubin nuk është takuar me Adem Demaçin…
– Nuk u takova me të ngase ai nuk ishte pjesë e delegacionit në Rambuje, ndonëse për të më ka folur zonja Albright…, pasoi përgjigjja.
… Me “Dhjetëshin” e UÇK-së, Rexhep Selimin nuk është takuar, ndonëse i kujtohet emri i tij…
– A i keni njohur Ramë Bujën e Jakup Krasniqin?
– Këtë të parin jo, të dytin po, tha dëshmitari.
Vazhdon dëshmia e Rubinit nesër (e mërkurë)…