back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeReagimet për mbylljen e zyrave të fondeve serbe në veri, Bislimi: S’e...

Reagimet për mbylljen e zyrave të fondeve serbe në veri, Bislimi: S’e kemi targetuar asnjë institucion shëndetësor, propagandë serbe

Të ngjajshme

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Më 12 shtator, Inspektorati i Komunës së Mitrovicës së Veriut ka pezulluar punën e Fondit për Sigurim Shëndetësor dhe Fondit për Sigurim Invalidor e Pensional që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

Për këtë gjë, Kosova tërhoqi kritika, përfshirë BE-në, e cila ka dënuar mbylljen e zyrave në veri duke e quajtur këtë edhe si një “veprim tjetër të pakoordinuar nga Qeveria në detyrë”.

Këtyre kritikave i ka reaguar zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, përmes një postimi në X.

Bislimi tha se Kosova nuk ka targetuar asnjë institucion shëndetësor që operon në katër komunat në veri.

“Madje as ato ilegale të themeluara nga Serbia (askush nuk e kupton domethënien ligjore të termit të përdorur zakonisht “Serbia run institutions in Kosovo”). Në vend të kësaj, Kosova po punon për një zgjidhje për përfshirjen e tyre në kuadrin tonë ligjor, duke siguruar që të mos ketë ndërprerje në ofrimin e shërbimeve shëndetësore dhe akomodim maksimal për stafin shëndetësor”.

Bislimi tha se inspektorët vendorë të tregtisë “kanë mbyllur përkohësisht funksionimin e një fondi, i cili lëshonte në mënyrë të paligjshme fatura dhe kryente transaksione, derisa të paraqiten provat përkatëse”.

“Të gjithë jemi vërtet të impresionuar nga aftësia serbe për të manipuluar opinionin publik me prodhimin masiv të lajmeve të rreme, por është me rëndësi të madhe t’i trajtojmë ato si mjet propagande dhe asgjë tjetër”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz