back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeRubin në Hagë: Gjatë 1989-93 kam takuar Ibrahim Rugovën dhe shqiptarë tjerë...

Rubin në Hagë: Gjatë 1989-93 kam takuar Ibrahim Rugovën dhe shqiptarë tjerë me influencë në Kosovë disa herë

Të ngjajshme

Limaj publikon foto me Rubinin: Kur koha kërkonte guxim e vendime të mëdha, ishim krah për krah

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj publikoi një fotografi...

Lladrovci qytetarëve të Drenasit: I keni 101 arsye për ta vazhduar qeverisjen e mirë

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, thotë se qytetarët e...

Barcelona i ‘fërkon’ duart, çmimi i Fermin Lopezit po rritet

Fermín López ishte shumë pranë largimit nga Barcelona gjatë...

Sot, në Hagë po dëshmon James Rubin ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës në Kosovë.

Ai tha se gjatë viteve 1989-1993 kishte vizituar zonat e luftës në ish Jugosllavi.

Ai tha se kishte vizituar Kroacinë, Serbinë e më pas edhe Bosnjën për çka tha se ishin fokuset e këtyre udhëtimeve, shkruan lajmi.net.

“Gjatë luftërave në atë kohë, Kroaci, Serbi dhe Bosnje, këto kanë qenë fokuset e këtyre udhëtimeve, megjithatë duke qenë i vetëdijshëm se konflikte të tilla mund të shtriheshin më tej, ne e kuptuam se ajo çka po ndodhte në Kosovë ishte gjithashtu shumë e rëndësishme”, ka thënë Rubin.

Ai gjithashtu tha se në atë periudhë ka vizituar Prishtinën 2 ose tri herë dhe ka takuar Ibrahim Rugovën.

“Kështu që kam përshtypjen se e kam vizituar Prishtinën në atë kohë 2 ose 3 herë, gjatë asaj kohe jam takuar së paku 1 ose 2 herë me Ibrahim Rugovën, kam takuar edhe shqiptarë të tjerë, persona të tjerë me influencë në Kosovë në atë kohë”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz