back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeRritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”

Rritet numri i udhëtarëve dhe fluturimeve në aeroportin “Adem Jashari”

Të ngjajshme

Policia me plan operativ për zgjedhjet e 12 tetorit

Policia e Kosovës ka zhvilluar një takim lidhur me...

Violetë Kukaj bëhet gati për dimër, përgatit turshi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Violetë Kukaj, ka ndarë me...

Rubin: Të gjitha akuzat ndaj UÇK-së ishin të organizuara nga rusët ose serbët

Ish-diplomati amerikan, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në...

Transporti ajror në Kosovë ka shënuar rritje të dukshme gjatë muajit korrik 2025 krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK),  në korrik janë realizuar gjithsej 1,557 fluturime, që paraqet një rritje prej 9.0% krahasuar me korrikun e vitit 2024, ku numri i fluturimeve ishte 1,429.

Edhe numri i udhëtarëve ka shënuar rritje të konsiderueshme, duke arritur në 457,984 udhëtarë, apo 9.4% më shumë se në korrik 2024, kur ishin regjistruar 418,816 udhëtarë.

Nga kjo shifër, 275,603 udhëtarë kanë ardhur në Kosovë, që përbën një rritje prej 11.7%, ndërsa 182,381 udhëtarë kanë udhëtuar jashtë vendit, me një rritje prej 6.0% në krahasim me vitin e kaluar./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz