back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaShqiptarePse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Pse Diella pritet të kthehet në ministren më të korruptuar

Të ngjajshme

Diella, ministrja më e veçantë e qeverisë Rama është bërë lajm ndërkombëtar sot. Rama di se si ta tërheqë vëmendjen e mediave dhe këtë e ka konfirmuar edhe para se të merrte frenat e qeverisë, ndërsa sëfundmi e prezantoi Diellën si ministren anti-korrupsion në prokurimet publike, e cila sipas tij do të marrë në duart të gjitha procedurat.

 Logjika në parim qendron. Duke qenë se “Diella” nuk ka as miq, as farefis, as bashkëshorte apo bashkëshort, as krushq e as kushërinj, pranisë së të cilëve rreth deputetëve, Rama u hapi luftë dje, ministrja AI presupozohet se nuk do të mund të ndikohet dhe të marrë vendime të drejta sa i përket prokurimeve publike.

Në fakt, përtej paketimit të gjetur, gjërat nuk janë kështu.Madje, ka shumë gjasa, për shkaqe që do t’i shpegojmë më poshtë, të në fakt Diella të bëhet ministrja më e korrptuar e kabinetit…dhe jo për fajin e saj.Në vend që ta luftojë korrupsionin, Diella mund ta sofistikojë dhe thellojë atë.Për mënyrën se si janë progranuar, sistemet AI mësojnë dhe marrin vendime në bazën e të dhënave ekzistuese.

Në Shqipëri, ku historiku i tenderëve është i mbushur me skema klienteliste, paracaktim të fituesit përmes kritereve të përzgjedhjes apo shtyrjeve e anulimeve sipas fituesit të projektuar, çdo algoritem apo sistem AI do të trashëgonte dhe pasqyronte pikërisht këtë kulturë në vendimet që do të merrte për të shpallur fitues apo skualifikuar kompani të caktuara.

Ja merrni si shembull tenderët klentelistë të AKSHI-t.A ka sistem AI që të mund të nxjerrë nga ekuacioni kompani si Advanced Business Solution dhe Soft& Solution që kanë marrë pjesën e luanit aty?!Vetë Diella do të ishte më e predispozuar që të shpallte fituese një nga këto kompani (ose të dyja), përmes të njëjtave akrobacira, duke parë historikun.

Një ministër human mund të ndërrojë sjellje, por një ministër AI do të kodifikojë korrupsionin në sistem.

Vendimet e saj do të duken “objektive”, ndërsa në fakt do të jenë pasqyra digjitale e problemeve të së kaluarës.Për arsyet emësopërme sie dhe të tjera që do t’i shohim gjatë mandatit të saj, në vend që të shihet si shpëtimtare ndaj korrupsionit, Diella rrezikon të kthehet në simbolin e korrupsionit digjital. /skyweb.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz