back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaShqiptareMasakra me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër, mbërrin në...

Masakra me dy viktima dhe dy të plagosur në Shkodër, mbërrin në Gjykatë autori i dyshuar Ragip Gila

Të ngjajshme

Kjo është modelja që doli brenda pak ditëve me dy tenistët më të mirë në botë

Modelja Brooks Nader (28), e quajtur “mbretëresha e bikinive”,...

Kryeministri i Katarit akuzon Izraelin për gjenocid në Gaza para OKB-së: “I etur për gjak”

“Sulmet izraelite nuk synojnë vetëm Katarin, por çdo vend...

Rriten çmimet sërish, inflacioni arrin në 4.5 përqind

Çmimet e konsumit në Kosovë kanë shënuar rritje mesatare...

Zyrtare: Besart Berisha rikthehet në Australi, pasi mori licencën në Shqipëri emërohet trajner

Ish-futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Besart Berisha për herë...

​Djali i Ronaldinhos i bashkohet klubit anglez

Hull City ka njoftuar të enjten nënshkrimin e Joao...

Autori i dyshuar i masakrës me dy të vrarë dhe dy të plagosur në Shhkodër, Ragip Gila ka mbërritur në Gjykatën e Shkodrës mëngjesin e sotëm.

Nën masa të rrepta sigurie, ai u shoqërua në Gjykatë ku do të njihet me masën e sigurisë.

Gjyqtare e çëshjtjes është Ermira Dedja, ndërsa Prokuror Pjerin Çukaj.

Të hënën me 8 shtator, Ragip Gila me skanfandër në kokë dhe armën në duar kreu masakrën në qendër të Shkodrës, me 2 viktima dhe 2 të plagosur.

Nga atentati ku u shkrepën 27 plumba mbetën të vdekur shtetasit Armando Pali, ish-anëtar i këshillit bashkiak dhe 31-vjeçari Liridon Kraja, si dhe u plagosën, Erogen Vaso dhe kamarierja 25-vjeçare Meri Kaceri.

Pas arrestimit, autori i dyshuar, 29-vjeçari Gila ka deklaruar përpara oficerëve të policisë se objektivi i tij ishte Erogen Vaso.

“Objektivi im ishte vetëm Erogen Vaso pas një problemi personal me të. Erogen Vaso ka ndenjur duke më kërcënuar dhe kisha probleme me të. Më ka bërë si i fortë dhe më ka çuar fjalë. E kam patur personale vetëm me të dhe doja të qëlloja vetëm atë. Pra kam patur probleme personale me të”, tha Gila.

Megjithatë grupi hetimor ka pikëpyetjet e veta mbi këtë dëshmi dhe po i vijon hetimet, pasi dyshon që 29-vjeçari të jetë paguar për krimin në fjalë. Për këtë qëllim janë sekuestruar pamjet e sigurisë në disa pika qytetit për të parë lëvizjet e tij, jo vetëm ditën e krimit, por edhe disa ditë më parë.

Nga ana tjetër Erogen Vaso, një nga të plagosurit e atentatit, i dyshuar si shënjestra e tij, reagoi nga spitali ku pasi shprehu ngushellimet për jetën e humbura të miqve të tij, tha se ja lë drejtësisë zbardhjen, duke hedhur poshtë aludimet e tjera.

“Distancohem plotësisht nga informacione që lidhin personin tim me emra dhe grupe të caktuara në Shkodër. Jam informuar në spital që autori është ndaluar dhe shpresoj të zbardhen sa më shpejt motivet e këtij akti të rëndë tragjik! Sa për lidhje të tjera që aludohen në media sqaroj se duhen lënë institucionet e ligjit të trajtojnë këto çështje”, tha Vaso.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz