back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaShqiptareEksportoi drejt Kroacisë 8 tonë domate me pesticide, arrestohet pronari i subjektit...

Eksportoi drejt Kroacisë 8 tonë domate me pesticide, arrestohet pronari i subjektit në Kuçovë dhe 2 inspektorë të AKU-së

Të ngjajshme

Shtetasi kosovar arrestohet në Austri për vjedhje me thyerje në shtëpi familjare

Më 4 shtator 2025, një shtetas 29-vjeçar kosovar u...

Blero pëfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?

Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero,...

Publikohet videoja e të dyshuarit që qëllon me armë Kirk, ndërsa kërkimi vazhdon

Autoritetet sapo kanë publikuar një video të re të...

Emina: Bëra IVF që ta kem fëmijën e tretë djalë

Modelja shqiptare me famë botërore, Emina Cunmulaj, në një...

Komunat nën presion financiar, Ibrahimi: Mbi 236 milionë euro të humbura

Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi,...

Policia e Beratit arrestoi pronarin e një subjekti të grumbullimit dhe eksportimit të perimeve, pasi kishte eksportuar drejt Kroacisë 8 ton domate me nivel të lartë preparati “Chlorfenapyr” dhe me fatura fiktive blerjeje.

Policia arrestoi edhe dy inspektorë të AKU Berat, pasi gjatë kontrollit që kanë kryer në këtë subjekt, kanë plotësuar praktikën në mënyrë fiktive.

Në njoftimin zyrtar, Drejtoria e Policisë Berat bën të ditur se analizat treguan se domatet kishin nivel të preparatit “Chlorfenapyr” mbi normat e lejuara, 0.06 mg/kg nga 0.01 mg/kg që duhet të jetë.

Sipas policisë, M. Q., 40 vjeç, banues në Kuçovë, administrator i subjektit të grumbullimit dhe eksportimit të perimeve, kishte prodhuar dhe më pas kishte eksportuar drejt shtetit kroat, 8 tonë domate të cilat pas analizave të kryera kishin rezultuar me përbërje të lartë të preparatit “Chlorefenapyr”, dhe ishin asgjësuar nga autoritetet kroate. Gjithashtu, për të shmangur përgjegjësisë ligjore ky shtetas ka përdorur fatura fiktive blerjeje nga fermerë të tjerë.

40-vjeçari akuzohet për veprat penale “Importimi, prodhimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin ose jetën e njerëzve”, “Mashtrimi me produktet ushqimore” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan edhe dy inspektorët e AKU-së në Berat, R. L., 27 vjeç, banues në Tiranë dhe G. L., 25 vjeçe banuese në Berat.

Sipas policisë, dy inspektorët pasi kanë kryer kontrolle në këtë subjekt, praktikat e mbajtura kanë rezultuar të plotësuara në mënyrë fiktive, duke mos bërë marrjen e mostrave të domateve që ndodheshin në magazinë dhe bllokimin e tyre, si dhe kanë marrë si të rregullta faturat fiktive të blerjeve nga shtetasi M. Q., duke tjetërsuar në këtë mënyrë faktet në lidhje me produktet e konstatuara me nivele të larta preparati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz