back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeMe sloganin “Dritë për Komunat” AAK e hapë të shtunën fushatën për...

Me sloganin “Dritë për Komunat” AAK e hapë të shtunën fushatën për zgjedhjet lokale

Të ngjajshme

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të hapë zyrtarisht fushatën për zgjedhjet lokale më 13 shtator, duke filluar nga ora 13:00, në Hotel Venus në Prishtinë. Kështu ka bërë të ditur vetë lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka njoftuar edhe sloganin që do ta përdorë AAK-ja përgjatë fushatës e që është “Dritë për Komunat”.

‘‘Slogani ynë është “Dritë për Komunat”, kjo vjen për faktin se qeverisja e AAK-së në komuna ka dëshmuar rezultate konkrete, duke ofruar modele të sukseshme të udhëheqjes dhe zhvillimit lokal. Kryetarët tanë dhe ekipet qeverisëse kanë arritur suksese të prekshme, duke u renditur lart në tabelat e performancës komunale’’, ka njoftuar Haradinaj.

Postimi:

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të hapë zyrtarisht fushatën për Zgjedhjet Lokale të 12 tetorit 2025, më 13 shtator 2025, duke filluar nga ora 13:00, në Hotel Venus, Prishtinë.

Slogani ynë është “Dritë për Komunat”, kjo vjen për faktin se qeverisja e AAK-së në komuna ka dëshmuar rezultate konkrete, duke ofruar modele të sukseshme të udhëheqjes dhe zhvillimit lokal. Kryetarët tanë dhe ekipet qeverisëse kanë arritur suksese të prekshme, duke u renditur lart në tabelat e performancës komunale.

Gjatë viteve të qeverisjes, AAK ka sjellë një frymë të re në administratë dhe ka ndryshuar pamjen e qyteteve tona. Aleanca jonë me qytetarët është e qëndrueshme dhe e ndërtuar mbi besim të ndërsjellë.

Ftojmë të gjithë qytetarët, simpatizantët dhe përkrahësit tanë të na bashkohen në këtë ngjarje të rëndësishme, për të filluar së bashku rrugëtimin drejt një modeli zhvillimi të barabartë për të gjitha komunat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz