back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaLajmeOsmani kritikon vendimin e Kushtetueses: Po kërkohet të bllokohet shteti për një...

Osmani kritikon vendimin e Kushtetueses: Po kërkohet të bllokohet shteti për një nënkryetar

Të ngjajshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e përkohshëm të veprimtarisë së Kuvendit deri më 30 shtator, pas kërkesës së dorëzuar nga Lista Serbe.

Në një konferencë për media të mbajtur sot, Osmani e quajti të papranueshme bllokimin institucional për shkak të moszgjedhjes së një nënkryetari të Kuvendit nga komuniteti serb, raporton lajmi.net

“Rrjedhimisht, po kërkohet të bllokohet shteti për një nënkryetar, sepse një shtet pa institucione është shtet i dështuar. Është detyrimi i gjithësecilit prej nesh që ta bllokojmë çdo synim për ta arritur qëllimin e dështimit të Republikës së Kosovë”, u shpreh Osmani.

“Në kushtet kur bllokohet konstituimi i Kuvendit për një nënkryetar të vetëm, përkundër faktit që kryesia ka kuorum të mjaftueshëm dhe ka kryetar, dhe deputetët kanë kryer edhe betimin e tyre të paraparë me Kushtetutë, në ato momente pamundësohet përfaqësimi legjitim i qytetarëve në institucionin më të lartë përfaqësues, e rrjedhimisht edhe ushtrimi i sovranitetit”, tha ajo.

Ajo paralajmëroi se një vendim i tillë rrezikon të dëmtojë rëndë funksionalitetin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe theksoi nevojën për respektimin e rendit kushtetues dhe përparësinë e interesit shtetëror ndaj çdo agjende tjetër./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz