back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaShqiptareKryeparlamentarja Spiropali ‘dhuron’ zërin për nxënësit që nuk shikojnë, lexon Hamletin për...

Kryeparlamentarja Spiropali ‘dhuron’ zërin për nxënësit që nuk shikojnë, lexon Hamletin për nismën “Dhuro Zërin”

Të ngjajshme

Vëllai ndërtoi shtatoren e Albin Kurtit, motra kandidate e LDK-së në Podujevë

Dy vite më parë, në Podujevë, Sapahudin Uka kishte...

Netanyahu thotë se sulmi ishte në përgjigje të 7 tetorit dhe të sulmit në Jerusalem

Një deklaratë e përbashkët nga Benjamin Netanyahu dhe Ministri...

Pagat në Zvicër janë rritur me një mesatare prej 2.3%

Ekonomistët parashikojnë inflacion prej 0.1 deri në 0.3 për...

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ishte pjesë e nismës së veçantë “Dhuro Zërin”, e cila synon të sjellë përmes zërit të figurave publike pasazhe nga letërsia botërore për Institutin e nxënësve që nuk shikojnë.

Në këtë kuadër, Spiropali ka zgjedhur të lexojë një pjesë nga tragjedia e njohur “Hamleti” e William Shakespeare.

Me zërin e saj, ajo interpretoi një pasazh që përshkruan një figurë të lartë dhe të vështirë për t’u kuptuar e përshkruar, për shkak të madhështisë së karakterit të tij.

I dashur Zot, përshkrimi i tij nuk pëson asnjë humbje ne gojën tuaj, ndonëse aritmetika e memories e humb toruan dhe mbytet në katalogimin sistematik të cilësive të tij. Ndonëse ai fluturon aq lart sa le që nuk e arrijmë dot kurrë, por na merren mend kur bëjmë sehir gojëhapur e sy përpjetë. Që ta përshkruajmë mirë dhe drejtësisht duhet të themi që ka një mendje shumë të gjerë, e cilësitë e tij janë aq të rralla sa shoku i tij gjendet përballë palyrës ku shikohet vetë e cilido tjetër që e gjurmon është hija e tij e jo më tepër”, ishte kjo pjesa që Spiropali lexoi.

Kliko për të parë videon

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz