back to top
Tuesday, September 9, 2025
BallinaShqiptarePolitika uron nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor

Politika uron nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor

Të ngjajshme

Fillimi i vitit të ri shkollor 2025-2026 është shoqëruar me urime nga krerët më të lartë të shtetit për nxënësit dhe mësuesit në të gjithë vendin.

Presidenti Bajram Begaj zgjodhi të rikthehej në shkollën e tij të fëmijërisë, në fshatin Gosë të Kavajës, për të dhënë mesazhin e tij për brezin e ri. “Një shkollë e fortë formëson qytetarë të ditur. Qytetarët e ditur ndërtojnë shoqëri të zhvilluar, të ardhme të ndritur dhe Shqipëri të fortë. Uroj, besoj dhe shpresoj që ju të jeni një brez që e do gjuhën shqipe, ka pasionin e dijes, përqafon teknologjinë, çmon dhe respekton njëri-tjetrin”, tha presidenti Begaj.

Kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale i uroi suksese rreth 345 mijë nxënësve që u ulën sot në bankat e shkollës. Ai veçoi nisjen e rrugëtimit të parë për 26.500 fëmijët e klasës së parë, duke e cilësuar atë si “rrugën e bukur të dijes”.

Nga Tirana, kryetarja e Kuvendit Lindita Spiropali përcolli urimet e saj nga Instituti i Nxënësve që Nuk Shikojnë “Ramazan Kabashi”.“Përgëzoj edukatorët, mësuesit, ata që iu qëndrojnë pranë fëmijëve sepse kanë një mision të jashtëzakonshëm,” u shpreh Spiropali.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz