BallinaLajmeTrump: Gati sanksionet e reja ndaj Rusisë

Trump: Gati sanksionet e reja ndaj Rusisë

Të ngjajshme

Tragjedi në Ferizaj: Gjendet i vdekur një 29-vjeçar

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në...

Kërkohet përjashtimi i Southamptonit, spiunoi kundërshtarin

Skuadra e Middlesbrough ka kërkuar përjashtimin e Southamptonit nga...

KQZ-ja certifikon 902 kandidatë për deputetë

KQZ mori vendim për certifikimin e 902 kandidatëve për...

KQZ merr vendim, kështu do të duket fletëvotimi për zgjedhjet e 7 qershorit

KQZ mori vendim për miratimin e dizajnit dhe përmbajtjes...

KQZ certifikon listën me deputetë të “Srpska Lista”

KQZ ka certifikuar listën me deputetë të Listës Serbe...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është i gatshëm, të vendosë sanksione të reja ndaj Rusisë, për shkak të luftës në territoret Ukrainase.

Lajmi raportohet nga Reuters, teksa ende nuk dihen cilat mund të jenë masat që Trump do ndërmarrë kundër homologut rus të tij, Vladimir Putinin. Trump e ka kërcënuar vazhdimisht Moskën me sanksione të mëtejshme, por i ka pezulluar ato teksa ndiqte bisedimet.

I pyetur nga një gazetar në Shtëpinë e Bardhë nëse është gati të kalojë në fazën e dytë të sanksioneve kundër Rusisë, Trump u përgjigj thjeshtë “Po, jam”.
Duket se Trump është i frustruar nga paaftësia e tij për të ndaluar luftimet në Ukrainë, pasi fillimisht parashikoi se do të ishte në gjendje t’i jepte fund luftës shpejt kur mori detyrën në janar.

Kujtojmë se pavarësisht diskutimeve të shumta të bëra për paqe në Ukrainë, Putin nuk e ka “ulur dozën” e sulmeve, madje çdo ditë shënohen viktima të reja.

Vetëm sot, 7 shtator 2025, për shkak të sulmeve prej 800 dronësh në Ukrainë, u shënuan të paktën tre viktima dhe mbi 20 të plagosur.

Dëme nga goditjet me dronë dhe raketa morën edhe shumë pallate banimi në Kiev. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski tha se një rekord prej më shumë se 800 dronë dhe 13 raketa u hodhën nga rusët drejt Ukrainës gjatë orëve të para të kësaj të diele. Ai u bëri thirrje liderëve të vendeve partnere, të gatshme për të ndihmuar Ukrainën, të venë në zbatim planin për garantimin e sigurisë së vendit me trupa tokësorë.

Presidenti francez Emanuel Makron akuzoi Rusinë se po e zhyt veten edhe më thellë në logjikën e terrorit e luftës. Ndërsa për presidenten e Komisionit Europian Ursula fon der Lajen, Putin po tallet me diplomacinë duke shkelur ligjet ndërkomëbtare e duke vrarë pa dallim.

Më herët gjatë kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se futja e trupave tokësore nga vendet europiane të NATO-s në Ukrainë do i shndërrojë ata në shenjestër të sulmeve të ushtrisë ruse.

/tvklan.al

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz