BallinaLajmeShukri Buja me plan konkret për ndërtimin e tri nënkalimeve: Për një...

Shukri Buja me plan konkret për ndërtimin e tri nënkalimeve: Për një Lipjan të bashkuar e funksional për të gjithë

Të ngjajshme

Dyshohet se e ngacmonte vazhdimisht një grua, arrestohet një person në Prishtinë

Një burrë është arrestuar të shtunën pasdite në Prishtinë,...

Sot xhiroja e radhës në Superligë

Sot zhvillohet xhiroja e 34-të në Superliga e Kosovës,...

Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj: Doli nuk shtëpia e nuk u kthye më

Një vajzë është raportuar e zhdukur në Prizren. Policia njofton...

Arsenal armësh dhe uniformë ushtarake zbulohen në një objekt të pabanuar në Zubin Potok

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake...

Kandidati për kryetar të Komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka premtuar ndërtimin e tri nënkalimeve, që do të lehtësojnë qarkullimin në qytet.

Përmes një njoftimi, Buja bën me dije se dy nënkalime në dy rrugë të ndryshme do të jenë për automjete dhe këmbësorë, ndërkaq një tjetër për këmbësorë dhe çiklistë.

“Ky është vizioni ynë: Një qytet pa ndarje. Një Lipjan që ecën përpara – i bashkuar” u shpreh Buja.

Ky është njoftimi i plotë i tij:

Për vite me radhë, hekurudha që ndan qytetin ka qenë pengesë për lëvizje, zhvillim dhe barazi.

Tani është koha ta kapërcejmë këtë ndarje!

Plani ynë për ndërtimin e tri nënkalimeve moderne është një hap i madh përpara – për një Lipjan të bashkuar, funksional dhe të sigurt për të gjithë.

Nënkalimi i parë, për automjete dhe këmbësorë, do të ndërtohet tek rruga “Bajram Gashi” – duke lidhur qendrën me anën lindore dhe duke krijuar një arterie të re urbane.

I dyti, për këmbësorë dhe çiklistë, do të ndërtohet pranë stacionit të trenit – aty ku ndarja është më e dukshme. Ai do ta ribashkojë sheshin me pjesën përtej hekurudhës.

I treti, për automjete dhe këmbësorë, do të lidhë qytetin me lagjen e Akllapit – përmes rrugëve “Ganimete Tërbeshi” dhe “Sadik Shala”, duke hapur mundësi të reja për qasje dhe zhvillim.

Ky është vizioni ynë:

Një qytet pa ndarje.

Një Lipjan që ecën përpara – i bashkuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz