back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaShqiptarePas sherrit verbal, qëlloi me çifte drejt 34-vjeçarit, arrestohet i riu në...

Pas sherrit verbal, qëlloi me çifte drejt 34-vjeçarit, arrestohet i riu në Durrës (EMRI)

Të ngjajshme

Sebastian Toska në Durrës është arrestuar nga policia pasi qëlloi me çifte ndaj një 34-vjeçari pas sherrit që pati me të.

Ngjarja ka ndodhur në Hamallaj pas një konflikti mes të dyve.

27-vjeçari Toska qëlloi me çifte në drejtim të 34-vjeçarit SH.H. Fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Policia, që shkoi menjëherë në vendngjarje sapo u lajmërua, arrestoi në flagrancë të riun, i cili posedonte pa leje edhe çiften.

Sebastian Toska akuzohet për vrasje të mbetur në tentantivë, prishja e rendit publik dhe armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti ku u përdor edhe armë gjahu

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shotgun”

Arrestohet në flagrancë një 27-vjeçar, i cili pas një konflikti të çastit, qëlloi me armë gjahu në drejtim të një shtetasi tjetër.

Sekuestrohet arma e gjahut që u përdor në ngjarje.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Durrës, pas njoftimit të marrë për një konflikt të ndodhur në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shotgun”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi S. T., 27 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

Ky shtetas, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka qëlluar me armë gjahu çifte në drejtim të shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në sektorin Hamallaj, Fermë Sukth, Durrës.

Nga veprimet hetimore rezultoi se arma e gjahut, tip shotgun, ishte pa leje dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja” e mbetur në tentativë, “Prishja e rendit publik” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut dhe sportive”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz