back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeTahiri vlerëson deklaratën e kryeministrit kroat për sulmin në Banjskë: Qeveria Kurti...

Tahiri vlerëson deklaratën e kryeministrit kroat për sulmin në Banjskë: Qeveria Kurti ka heshtur, ndonëse Kosova edhe u sulmua edhe u ndeshkua

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka përshëndetur deklaratën e kryeministrit kroat Andrej Plenković në Forumin e Bledit, i cili kritikoi Bashkimin Evropian për heshtjen ndaj sulmit në Banjskë.

Tahiri ka theksuar se, ndonëse Kosova u sulmua dhe u ndëshkua, qeveria e Albin Kurtit ka zgjedhur të heshtë.

Ajo ka rikujtuar se aleanca strategjike Kosovë–Kroaci ishte vendosur gjatë vizitës së saj në Kroaci në vitin 2012, kur mbante postin e zëvendëskryeministres për siguri kombëtare dhe politikë të jashtme, së bashku me ish-ministren e jashtme kroate, Vesna Pusić.

“E vleresoj larte deklaraten e kryeministrit kroat Andrej Plenkovic ne Forumin e Bledit i cili kritikoi BE-ne per heshtjen ndaj sulmit ne Banjske – nderkohe qeveria Kurti ka heshtur vet, ndonese Kosova edhe u sulmua edhe u ndeshkua – Aleanca strategjike Kosove – Kroaci te cilen e kishim vendosur bashk me ministren e jashtme kroate Vesna Pusic gjate vizites sime ne Kroaci ne vitin 2012, ne cilesine time si ZvendesKryeministre per siguri nacionale dhe politike te jashtme”, shkroi Tahiri.

Të Fundit

Sport

ShowBiz