back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaOpinioneMahmuti: Basha duhet të kërkojë nga universitetin ku ligjëron Arsovska që të...

Mahmuti: Basha duhet të kërkojë nga universitetin ku ligjëron Arsovska që të merren masat disiplinore për falsifikim

Të ngjajshme

Barça nuk lë vend për befasi, mposht Frankfurtin në “Camp Nou”

Barcelona ka fituar ndeshjen ndaj Eintracht Frankfurtit. Ata mposhtën “Shqiponjat”,...

Çka po ndodhë, Atalanta në epërsi ndaj Chelseat

Atalanta ka shënuar golin e epërsisë ndaj Chelseat. “Zikaltrit”, morën...

Shkruan: Bardhyl Mahmuti

Kërkim falja e Dimal Bashës dhe falsifikatorja Jana Arsovska
Sot, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha kërkoi publikisht falje për përmendjen e emrit të tij si bashkautor i një artikulli, ku lufta çlirimtare e Kosovës prezantohet sipas interpretimeve të sajuara nga Shërbimi Sekret i Serbisë në të ashtuquajturat “libra të bardhë”.
Nuk dëshiroj të lëshohem në aspektin e kërkesës për falje, por e shoh të udhës të vë theksin në një fakt shumë të rëndësishëm për çështjen tonë:
Nëse profesoresha e kriminologjisë ndërkombëtare në John Jay College of Criminal Justice, në kuadër të Universitetit të “City University of New York (CUNY)”, Jana Arsovska ka futur emrin e studentit Dimal Basha si bashkautorë, në një punim “shkencor”, pa kërkuar miratimin paraprak të tij, atëherë ajo ka bërë një shkelje të serioze etike në rrafshin akademik duke falsifikuar autorësinë e një “studimi”.
Prandaj, që të merret seriozisht pretendimi i Dimal Bashës se nuk ka qenë në dijeni për publikimin e emrit të tij si bashkautorë në “studimin” e poshtëshënuar, ai duhet të kërkojë nga Komisioni i Etikës në universitetin ku ligjëron Jana Arsovska që të merren masat disiplinore ndaj saj për falsifikimin që ka bërë.
Në të kundërtën, nëse nuk e bën publike kërkesën drejtuar Komisionit të Etikës për falsifikim, kërkesa publike për falje është sa për t’u hedhur hi syve atyre që kanë shprehur revoltë për përmbajtjen e paçavures me titull “Globalizing the Western Balkans: Transnational Crime, Fundamental Islam and Unholy Alliances”.
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz