BallinaLajmeKFOR-i amerikan investon në dhomën mike në stacionin policor të Parteshit

KFOR-i amerikan investon në dhomën mike në stacionin policor të Parteshit

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Në hapësirat e stacionit policor në Partesh, në prani të zëvendëskomandantit të Policisë së Kosovës, Remzi Azemi, zëvendëskomandantit të KFOR-it, nënkolonel Nicholas Acosta, regjionit të Lindjes dhe përfaqësuesve nga shtabi i përgjithshëm i KFOR-it, u përurua dhoma mike.

Në përurim po ashtu morën pjesë stafi i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, stacionit policor në Partesh si dhe kryetari i Komunës së Parteshit.

Dhoma mike e përuruar sot është investuar nga misioni paqeruajtës në Kosovë, KFOR-i amerikan.

Me këtë rast, nënkolonel Azemi falënderoi KFOR-in për mbështetjen dhe donacionin për mobilimin e dhomës mike, e cila do të ofrojë kushte optimale për intervistimin e viktimave të dhunës në familje në veçanti.

Edhe nënkolonel Acosta vlerësoi lart bashkëpunimin me Policinë e Kosovës dhe shprehu gatishmërinë që edhe në të ardhmen të gjejë forma bashkëpunimi dhe mbështetje për Policinë e Kosovës.

Njëzëri u vlerësua se ky investim është mjaft i rëndësishëm për përmirësimin e kushteve dhe akomodimin e përkohshëm të viktimave të dhunës në familje.

Po ashtu ky investim ka për qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurt, të rehatshëm dhe më të denjë për rikuperimin e viktimave, duke mundësuar kushte më të mira për strehim dhe përkujdesje të menjëhershme.

Investimet përfshijnë renovimin e hapësirës, pajisjen me mobilie të reja, shtimin e pajisjeve të nevojshme teknologjike, si dhe krijimin e një ambienti që ofron mbështetje psikologjike dhe emocionale për personat në nevojë.

Institucionet e përfshira ri-konfirmojnë përkushtimin e tyre për të bashkëpunuar në luftën kundër dhunës në familje, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për viktimat dhe duke fuqizuar mekanizmat mbrojtës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz