back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeNgrihet aktakuzë ndaj një personi në Klinë për nxitje të përçarjes dhe...

Ngrihet aktakuzë ndaj një personi në Klinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Prokuroria Speciale e Kosovës ka dorëzuar aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj një personi me inicialet K.M., i cili akuzohet për veprën penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 23 janar 2025 në qytetin e Klinës, ku i pandehuri dyshohet se ka ndërmarrë veprime me qëllim të nxitjes së urrejtjes, përçarjes dhe mosdurimit mes grupeve me bindje të ndryshme politike, raporton lajmi.net

Prokuroria Speciale i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor, i pandehuri të shpallet fajtor dhe ndaj tij të shqiptohet një dënim në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Rasti pritet të trajtohet në procedurë të rregullt gjyqësore në Prishtinë./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz