back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeA duhet të shkarkohet Basha, Berisha: Jo, edhe Mehmet Kraja e Isa...

A duhet të shkarkohet Basha, Berisha: Jo, edhe Mehmet Kraja e Isa Mustafa kanë fol kundër UÇK-së – Ai është deputet i zgjedhur i Kuvendit

Të ngjajshme

Argjentina publikon listën, nuk mungon kapiteni Messi, ftohen edhe dy yjet e së ardhmes

Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën për dy ndeshjet...

Argjentina shpall listën për kualifikueset e fundit, ftohet Messi

Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën e lojtarëve për...

Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar...

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha është deklaruar para mediave sot në lidhje me publikimin e një pamfleti të 2012-tës, ku bashkëautor ishte edhe kryetari i sotëm i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, e ku thuhej se UÇK financohej nga para të drogës.

Bekë Berisha ka thënë se kjo çfarë ka ndodhur është rezultat dhe produkt i situatës në të cilën gjendet Kosova sot, shkruan lajmi.net.

“Tash që paska fol diçka kundër UÇK-së, kogja do njerëz kanë fol kundër UÇK-së e tash po dalin kundër Dimal Bashës e po bëjnë sikur po e mbrojnë UÇK-në. Po më kujtohet, çka ka fol Mehmet Kraja i Akademisë së Shkencave kundër UÇK-së, Isa Mustafa që po thot duhet me shkarku të gjithë ata që e kanë zgjedh Dimal Bashën, edhe Dimal Basha është qytetar i Kosovës, duhet me mbajt gojën pak e nuk duhet me u bullizu deri në atë formë.  Është deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, është reflektim i krejt kësaj çka ka ndodh këtu. I përçarjes i etiketimeve, i krejt poshtërsimeve që kanë ndodh këtu”, ka thënë Berisha.

Kur është pyetur a duhet të inicohet shkarkimi i Bashës dhe a është pishman për votën pro tij, Bekë Berisha ka thënë “jo”.

“Nuk duhet të inicohet shkarkimi, pse. Për me e qit Albulena Haxhiun që janë mundu për 56 herë me e qit a.  E kisha parashiku këtë që ka ndodh para 2 viteve. Unë nuk jam pishman për votën, duhet me i zgjidh qëto nyje. Këta janë deputetë e Kuvendit të Kosovës në këto rrethana”, ka thënë Berisha.

Ai ka folur edhe në lidhje me nënkryetarin serb që pritet të votohet sot.

“Këta po tentojnë me e blloku tash për zgjedhjen e nënkryetarëve edhe me shku në zgjedhje, demek na jemi kundër Serbi, ne e kemi këtë serbin që është i mirë edhe serbi i keq. Fatkeqësisht këto shtosa i han populli, këta dalin që nuk e duan një serb që është i keq edhe koka ky i miri. Me bisedimet me kolegë do të shohim me e zgjidh këtë problem”, ka thënë Berisha.

A është Adem Hoxha deputet i grupit parlamentar të AAK-së, është pyetur Berisha.

Ai ka dhënë një përgjigje interesante.

“Herë është herë nuk është, qysh të qohet në mëngjes. Njëherë u kanë tani e pash që votoj për dikë tjetër”, ka thënë ai. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz