back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmeBasha bën thirrje deputetëve që të votohet Nenad rashiq: Është një akt...

Basha bën thirrje deputetëve që të votohet Nenad rashiq: Është një akt patriotik, që ta kemi një nënkryetar që punon për interesat e Kosovës

Të ngjajshme

Argjentina shpall listën për kualifikueset e fundit, ftohet Messi

Kombëtarja e Argjentinës ka publikuar listën e lojtarëve për...

Kurti liron nga detyra Emilija Rexhepin

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar...

Ambasadori britanik rikonfirmon qëndrimin: Konstituoni Kuvendin, krijojeni qeverinë e re

Britania e Madhe, përmes ambasadorit në Kosovë, Jonathan Hargreaves,...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, i cili është zgjedhur të martën pas disa muajsh bllokadë, Dimal Basha ka mbajtur sot konferencë për media.

Ai ka folur edhe në lidhje me rrjedhën e seancës së sotme të Kuvendit, ku pritet të votohet nënkryetari nga deputetët serbë.

Basha iu ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë Nenad Rashiqin, i cili është propozuar njëherë dhe nuk i ka marrë votat e nevojshme për t’u bërë nënkryetar.

“Rashiq nuk i ka marrë votat e mjaftueshme për nënkryetar herën e parë, janë edhe dy mundësi tjera. Lista Serbe po refuzon të kandidohet, është moment historik dhe bëj thirrje të gjithë deputetëve që është një mundësi jashtëzakonisht e madhe”, ka thënë Basha.

Votimin e Nenad Rashiqit, Basha e ka parë si akt patriotik.

“Mendoj se është një akt patriotik që sot ta votojmë dhe në kryesi të Kuvendit ta kemi një nënkryetar që e njeh Republikën e Kosovës dhe punon për interesat e saj.  Ju bëj thirrje të gjithë deputetëve që ta themelojmë Kuvendin që po presin qytetarët tash e 4 muaj dhe të vazhdojmë me afatet për të formuar Qeverinë”, ka shtuar Basha. /Lajmi.net/ 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz