BallinaLajmeIPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të NIAIA-së në SHBA

IPK dhe PK pjesë e konferencës vjetore të NIAIA-së në SHBA

Të ngjajshme

Përkujtohen dëshmorët e Dushkajës, kujtohet beteja e 17 majit 1999

Në kompleksin përkujtimor në Shqiponjë të Dushkajës janë përkujtuar...

Gjesti publikon pamje nga xhirimet e klipeve, shihet bashkë me Gimbon

Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka ndarë me ndjekësit...

OVL UÇK nderon fitoren e Jabllanicës, kujton dëshmorët e luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Lampardi po e shënjestron një fitues të Championsit, si nënshkrimin e parë në elitë

Frank Lampardi po planifikon ta rikthejë një ish-yll të...

FMN nxjerr raportin: Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, radhitet menjëherë pas Moldavisë

Raportet ndërkombëtare po vazhdojnë ta rrëzojnë narrativën qeveritare për...

Kryeshefi i IPK-së, Kushtrim Hodaj, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti, dhe zyrtarë të lartë të dy institucioneve po marrin pjesë në konferencën vjetore të Shoqatës Kombëtare të Hetimeve të Brendshme (NIAIA) në Louisville, Kentacky të SHBA-së.

P֝ërmes një njoftimi për medie bëhet e situr se delegacioni i Kosovës u mirëprit  nga kryetari i Bordit, kapiten Chris Ray, anëtarët e Bordit dhe zyrtarë tjerë të delegacioneve të ‘Agjencive Mbikëqyrëse Policore’ në SHBA.

“Gjatë punimeve të konferencës po diskutohet për fuqizimin e integritetit të zyrtarëve policorë,  aspekteve profesionale të përdorimit të forcës, ndikimin e përdorimit të teknologjisë dhe inteligjencës artificiale në aktivitet zyrtare dhe risitë dhe përmirësimet  në aspektin ligjor të hetimeve administrative nga hetimet e brendshme”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, NIAIA është organizatë në kuadër të së cilës bëjnë pjesë mekanizmat mbikëqyrëse Agjencive  Policore në SHBA. Kësaj radhe mbi 400 zyrtarë amerikan të Agjencive të ndryshme të zbatimit të ligjit dhe zyrtarë ndërkombëtar po ndjekin punimet e Konferencës, ndërsa Kosova nga viti 2021 është anëtare e barabartë e kësaj organizate si shtet i parë Evropian, krahas ‘Agjencive të zbatimit të ligjit’ në SHBA.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz