back to top
Wednesday, August 27, 2025
BallinaLajmeCensurimi i gazetarëve, Bajrami: RTK-ja nuk është degë e Vetëvendosjes, është e...

Censurimi i gazetarëve, Bajrami: RTK-ja nuk është degë e Vetëvendosjes, është e publikut dhe do të mbetet e tillë

Të ngjajshme

Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi gjashtë gazetarëve në RTK u është ndaluar moderimi i emisioneve.

Ajo tha ky vendim i menaxhmentit për t’i përjashtuar disa gazetarë nga moderimi i emisioneve të deritanishme është i papranueshëm, i paligjshëm dhe në kundërshtim me rregulloret e RTK-së.

Bajrami përmes një postimi në Facebook tha se RTK-ja nuk është degë e Vetëvendosjes, por sipas saj, është e publikut dhe do të mbetet e tillë.

”Menaxhmenti i RTK-së do të japë llogari për çdo shkelje ligjore. Institucionet përgjegjëse, përfshirë Inspektoratin e Punës dhe organet e drejtësisë, duhet të veprojnë menjëherë dhe të mbrojnë punëtorët e RTK-së.RTK-ja nuk është degë e Vetëvendosjes. RTK është e publikut dhe do të mbetet e tillë!” ka shkruar tutje Bajrami.

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz